SHBA: Neandertalët klafisikohen si specie paralele e homo sapiensit


Debati shkencor nëse neandertalët kanë qenë racë e njeriut modern duket se ka marrë fund. Shkencëtarët pohojnë se provat e reja mbështesin bindjen se neandertalët kanë qenë në fakt specie e ndarë nga njeriu modern dhe iu përket të kenë një identitet të tyrin.

Ekspertët kanë studiuar kompleksin hundor të neandertalëve për të dalë në përfundimin se zhdukja e tyre ndodhi për shkak të konkurrencës me njeriun modern dhe jo për shkak të pamundësisë për t'iu përshtatur klimës së ftohtë, siç mendohej deri më sot.

Studimi, nën drejtimin e Qendrës Mjekësore "Suny", Nju-Jork, SHBA, tregon se kompleksi hundor i neandertalëve nuk është inferior, por krejt i ndryshëm nga ai i homo sapiensëve.

Samuel Markez, ndihmësprofesor në departamentin e biologjisë qelizore të Qendrës "Suny", dhe ekipi i tij pohojnë se studimet e mëparshme për hundën e neandertalëve kanë krahasuar përmasat e hundës së popullsive moderne të njeriut si p.sh. të inuitëve dhe të evropianëve të sotëm, komplekset hundore të të cilëve u janë përshtatur kushteve të ftohta dhe të buta të klimës.

Por, sipas studimit të botuar në periodikun shkencor "Anatomical Record", këto prova i shtohen dhe provave të mëparshme në lidhje me aparatin e frymëmarrjes së kësaj specieje të zhdukur, i cili funksiononte sipas rregullave krejt të ndryshme nga ato të njeriut.

Kjo ndodh për shkak se strukturat kanë një historik të veçantë evolutiv dhe karakteristika që nuk gjenden në ndonjë popullatë të homo sapiensëve.

Sipas doktor Markezit: "Strategjia jonë ishte të arrinim një ekzaminim shterues të zonës së hundës midis grupeve të ndryshme të popullatave të njeriut modern dhe t'i krahasonim të dhënat me fosilet që disponojmë".

"Kemi përdorur morfometrikën tradicionale, metodologjinë gjeometrike morfometrike në bazë të të dhënave koordinatash 3D si dhe imazheri CT."

Entoni Pagano, drejtues i qendrës mjekësore "Langone", Nju-Jork dhe bashkautor i studimit ka mbledhur të dhënat 3D nga fosilet e gjetura në muzetë e Evropës.

Ekipi ka studiuar këto të dhëna si dhe informacione të tjera të disponueshme për të pasur një ide më të mirë të faktit nëse neandertalët i përkasin familjes së njeriut.

Uilliam Loson, drejtor i Laboratorit të Paleorinologjisë në Fakultetin "Ikan", Nju-Jork, ka pohuar se ndërsa vrima hundore në kafkën e neandertalëve është e ngjashme me atë të disa popullatave të njeriut, pjesa e dalë e mesfytyrës "tepër e ndryshme".

Ky dallim është një prej karakteristikave hundore të neandertalëve që tregojnë se kanë kaluar vijë tjetër evolutive nga ajo e njeriut modern.

Xhefri Lejtman, i Fakultetit Mjekësor "Ikan" mendon se studimi përbën një kontribut të rëndësishëm ndaj çështjes së përshtatjes ndaj të ftohtit të zonës hundore te neandertalët, e sidomos në identifikimin e një sërë karakteristikash të ndryshme nga ato të njeriut modern.

Puna e tij e mëparshme ka treguar se ka dallime të qarta në përmasat e aparatit të të folurit midis fosileve dhe homo sapiensit.

Sipas tij: "Forca e këtij studimi të ri është se ka marrë nën shqyrtim të gjithë kompleksin hundor të neandertalëve dhe jo vetëm karakteristika të veçuara".
Burimi19 nëntor 2014


Komente

kalimtar/e
Abaz Thaqi 
8 mars 2016, 15:04
Really

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading