LHC publikon të dhënat e gjeneruara në përshpejtuesin thërrmijor


CERN ka vënë në funksionim "Portalin e të Dhënave të Hapura (Open Data Portal)" me anë të të cilit vë në dispozicion të publikut të dhënat nga eksperimentet e kryera në LHC.

"Pjesa e parë e të dhënave është nga CMS-ja dhe janë gjeneruar në 2010 kur LHC-ja u vu në punë për herë të parë. Të gjitha këto të dhëna janë tashmë publike nëpërmjet portalit. Është vënë në dispozicion edhe një tërësi programesh me burim të hapur për të lexuar dhe analizuar këto të dhëna, së bashku me dokumentacionin përkatës. Grupi i CMS-së është i vendosur t'i bëjë publike të gjitha të dhënat pas tre vjetësh kur të gjenerohen, pasi të jenë analizuar fillimisht nga vetë grupi."

Është një burim i paçmuar, një mal me të dhëna të cilat është e sigurt që përmbajnë përgjigje të disa pyetjeve të cilat ende nuk i kemi formuluar. Informacioni përkatës ndodhet atje por ende janë të formës "gjilpëra në kashtë", duhet kohë dhe mund për t'u analizuar dhe ende nuk dimë se çfarë saktësisht të kërkojmë. Por është vetëm çështje kohe.

Portali: http://opendata.cern.ch/
Burimi25 nëntor 2014


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading