Prishtinë: Kisha në oborr të UP-së është e paligjshme


Prishtinë, 16 prill - Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë një shpjegim të përgjithësuar sa i përket kishës ortodokse e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Ai nuk ka treguar nëse do të rrënohet apo legalizohet, por vetëm ka thënë se ajo është e ndërtuar pa leje dhe se duhet të aplikohet për legalizim.

"Kisha ortodokse ne oborrin e Universitetit është objekt pa leje i ndërtuar para gushtit të vitit 2013. Pas fillimit të procesit të trajtimit të ndërtimeve pa leje, çdo objekt pa leje duhet të aplikojë për legalizim. Më pas Komuna do t'i trajtojë të gjitha këto rast pas rasti sipas specifikave dhe aplikimit", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Reagimi i Ahmetit vjen vetëm pak orë pasi Ministri i Ambientit, Dardan Gashi tha se është kompetencë e Komunës së Prishtinës të vendos nëse do të legalizohet apo rrënohet kisha e ndërtuar midis Prishtinës.

Por, Kryetari i Kryeqytetit s'ka dhënë përgjigje direket se çka do të ndodh me atë objekt, duke përmendur se ka pasur disa ide deri më tash për te.

"Ka pasur disa ide për trajtimin e saj por, në përgjithësi do të ketë debat publik për të gjitha rastet e tilla që përcaktojnë pamjen dhe funksionalitetin e qytetit tonë. Për të gjitha këto do të diskutojmë kur të vi koha", ka shkruar ai.
Burimi16 prill 2014


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading