Maringlen Verli: Gjithçka që del nga linjat kombëtare është e rrezikshme


Historiani Mariglen Verli shprehet se gjithçka që del nga linjat kombëtare është e rrezikshme, por ai ka një qasje tjetër ndaj debatit.

“Duke parë historikisht problemin gjatë një shekulli, fakti që më 1914, ai vit i mbrapshtë, ai viti i Vidit, quajeni si të doni, kemi dy lëvizje rebelimi; i ashtuquajturi vorio-epiriot dhe ai islamik i Shqipërisë së Mesme, tregon se secila ka patur ndikim, kush më shumë apo më pak, aty nuk ka kandar. Unë mendoj se gjithçka që del nga linjat kombëtare është e rrezikshme.

Pastaj, për shkak të konjukturave ndërkombëtare; njëra peshon pak e tjetra më shumë, pozicionet ndërrohen ashtu siç ndërron edhe politika globale. Për mua, të dyja mbeten probleme që duhen trajtuar. Debati i momentit është vetëm një kapje e çastit.

Po të hedhësh një vështrim në 100 vjet të shtetit shqiptar andej dhe këndej kufirit, në Kosovë dhe më gjerë këto janë probleme që vazhdimisht kanë qenë prezente dhe vazhdimisht na kanë rrezikuar, për shkak të ndonjë konjukture të caktuar, një herë ka qenë njëra një hap përpara e një herë tjera, ndaj teza se cila aktualisht përbën më shumë rrezik më duket ndonjëherë vështrim fëminor që i bëhet çështjes, në mos qoftë pastaj, për fat të keq, një vështrim nga kënde të caktuara”, – shprehet Verli.
Burimi10 prill 2014


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading