Klosi: Kam thënë mendimet e mia, s’ia vlen të hyj në debat


Ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror (ish-SHIK), Fatos Klosi, i pyetur nga “Panorama” lidhur me reagimin e Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri, nuk ka preferuar të japë një koment.

Klosi është shprehur se për këtë çështje nuk dëshiron të replikojë me Kishën Ortodokse dhe se ato çfarë ka thënë në intervistën e tij, janë mendime dhe komentet e tij personale.

“Nuk dëshiroj të bëj asnjë koment për këtë çështje. Unë kam thënë mendimet e mia dhe komentet për ato çështje dhe mendoj që nuk ia vlen të përfshihem në debat”, deklaroi Klosi.

Gjatë intervistës së tij, Klosi ka thënë se:

“Që me pranimin e Janullatosit (Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë. v.j.), që normalisht kishte të drejtën e plotë të mos e pranonte. Nuk kishte ndonjë ngut që të vinte këtu një prift, me të vërtetë shumë i ditur, shumë vërtet, një intelektual i vërtetë, që të organizonte Kishën Shqiptare. Le të organizohej një çik më ngadalë, por të mbante si të thuash pamjen; Sot është pjesë e Kishës Greke fatkeqësisht! Të gjitha investimet bëhen me fonde që vijnë nga jashtë, nga Greqia. Është shumë më i varfër Komuniteti Mysliman, shumë më i përçarë, prandaj ka edhe grupe që i kanë ‘dalë dore’, sepse varet se ku janë flukset e parasë. Meqenëse flukset e parasë po shkojnë drejt këtyre grupeve, Komuniteti Mysliman do të mbetet keq. Shteti shqiptar pak gjëra jep. Kurse, Kisha Ortodokse ka parà pa fund! Ka paratë e Greqisë, të cilat janë paratë e Europës, siç e dimë nga gjërat që duam e pamë vitet e fundit. Kështu që, për mua, shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm me Kishën Greke sesa me këta islamikët”.
Burimi9 prill 2014


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading