Gjermani: Zhurma elektromagnetike çorienton zogjtë


Valët e radios interferojnë në "busullën" magnetike të gushëkuqëve, sipas një studimi të botuar së fundi në Gjermani, çka pritet të rindezë debatet për sigurinë e pajisjeve elektronike.

Në një eksperiment të gjatë dhe të kujdesshëm, shkencëtarët gjermanë zbuluan se gushëkuqët mërgimtarë çorientohen nëse ekspozohen ndaj fushave elektromagnetike shumë më të ulëta se kufiri i sigurisë për njeriun.

Frekuencat i përkisnin brezit të valëve të mesme, që përdoren nga radio AM, dhe jo brezit të telefonisë celulare, për të cilat janë hedhur shpesh dyshime në lidhje me pasojat ndaj njeriut.

"Për dhjetëra vite është debatuar së tepërmi nëse fushat elektrike dhe magnetike të krijuara nga veprimtaria e njeriut, ndikojnë mbi proceset biologjike, duke përfshirë këtu dhe shëndetin e njeriut," - pohojnë autorët, e Universitetit të Oldenburgut, në revistën "Nature".

Testet shfaqin "një rezultat të riprodhueshëm të zhurmës prejnjerëzore elektromagnetike mbi sjelljen e një kurrizori të pandikuar më parë."

Për shpendët mendohet prej kohësh se orientohen me anë të dritës dhe të fushës magnetike të Tokës. Por mbetet ende e paqartë se ku ndodhet kjo "busull" e tyre magnetike. Studimet mbi pëllumbat tregojnë se pjesë e sistemit të orientimit mund të jetë dhe kristali i pasur në hekur që përmbahet në sqepat e tyre dhe që mban emrin magnetit.

Shtatë vite më parë, studiuesit e Oldenburgut u befasuan tek panë se gushëkuqët (Erithacus rubecula) hutoheshin në ndalesën e tyre në kampusin e universitetit.

Të habitur nga dukuria, shkencëtarët përgatitën një kabinë druri me veshje të tokëzuar alumini në mure. Kjo evitoi rrezatimin elektromagnetik në diapazonin 50 kHz deri në 20 MHz, por pa penguar ndikimin e fushës magnetike të Tokës.

Gjatë shtatë viteve, eksperimentet treguan se gjatë kohës që vepronte ekranizimi, zogjtë në kabinë niseshin nga pozicioni i tyre normal për mërgim. Por kur hiqej ekranizimi, zogjtë ekspozoheshin ndaj zhurmës elektromagnetike në sfond dhe çorientoheshin.

Ky çorientim ndodhte për shkak të sinjaleve të dobëta elektromagnetike në nivele të barabarta me shpend që fluturon në 5 km distancë nga një transmetues AM 50kW.

Kjo dendësi është shumë poshtë niveleve të sigurisë për njeriun, siç këto përcaktohen nga Komisioni Ndërkombëtare për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jojonizues (ICNIRP), i cili përcakton direktivat për pajisjet elektrike nga radiot deri te kompjuterët, sistemet elektrike dhe celularët.

Studiuesit pohojnë se interferenca vjen prej veprimtarisë njerëzore dhe jo nga shkaqe të tjera natyrore. P.sh. sipas një studimi të mëhershëm, është vënë re gjithashtu se stuhitë e fuqishme diellore, gjatë të cilave thërrmijat nga Dielli përplasen me fushën magnetike të Tokës, mund të shkaktojnë zhurmë radioje që përçon jonosferën dhe çorienton pëllumbat.

Zbulimet ka gjasë të rindezin pretendimet se pajisjet elektronike janë të pasigurta ose çorientuese, pohon J. Kirshvink i Institutit të Teknologjisë të Kalifornisë (Caltech) në komentin e tij në revistën "Nature".

"Sharlatanët e ditëve të sotme, do ta marrin këtë studim si argument për të ndaluar përdorimin e celularëve, megjithëse bëhet fjalë këtu për breza të ndryshëm frekuencash," - vijon ai.

Por nëse eksperimentet e palës gjermane evidentohen dhe në teste të mëtejshme, mbase prej kësaj mund të kishte një reagim nga industria elektronike, për braktisje të asaj pjese të spektrit të energjisë që mund të shkaktojë probleme në mërgimin e shpendëve, duke i ndihmuar kështu ta gjejnë rrugën e tyre pa probleme të kësaj natyre.
Burimi9 maj 2014


Komente

kalimtar/e
eleni 
11 shkurt 2016, 16:16
me falni po pak me te shkurter mundeni ta jepni ! ?

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading