Arabi Saudite: Ateistët shpallen terroristë me ligj


Arabia Saudite i ka përcaktuar zyrtarisht ateistët si terroristë në një ligj të ri që parashikon deri 20 vjet heqje lirie për çdo kritikë ndaj islamizimit apo qeverisë.

Rregullat e reja i vënë qytetarët jofetarë që kryejnë "krime mendimi" në të njëjtën kategori si grupet paraushtarake terroriste islamike.

Sipas vendimit të ri mbretëror, Arabia Saudite do të burgosë deri në 20 vjet çdo person që lufton në konflikte jashtë kufijve të vendit, në një përpjekje për të penguar vajtjen e arabosauditëve drejt Sirisë.

Por ligji që i drejtohet Ministrisë së Brendshme përcakton si terrorist në nenin 1 të tij cilindo shtetas saudit apo të huaj me banim në Arabinë Saudite që "bën thirrje për mendime ateiste në çfarëdo forme, apo që vë në dyshim parimet e fesë islamike mbi të cilat është ngritur ky vend."

Ligjet në fjalë janë denoncuar nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si ligje që barazojnë lirinë e shprehjes me veprime terroriste.
Burimi2 prill 2014


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading