Prishtinë: Bashkia përgjigjet se kisha në oborrin e UP-së do trajtohet sipas ligjit


Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti u është përgjigjur të gjithë atyre që kaën dyshime në lidhje me Kishën Ortodokse në oborrin e UP-së “Sveti Nikolla”.

Ai në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo kishë do të trajtohet sipas ligjit dhe se Komuna e Prishtinës do të merret me këtë pavarësisht kërcënimeve të zyrtarëve serbë.

Ai në Facebook ka shkruar:

Edhe njëherë: debati për Kishën Ortodokse në oborrin e UP-së dhe fatin e saj është debat i parakohshëm dhe veçse shkakton konfuzion. Prandaj, për të gjithë të interesuarit e kemi këtë përgjigje:

1. Ai objekt do të trajtohet sipas ligjit për ndërtimet pa leje kur të vijë koha e që nuk është këtë javë por pas disa muajve. Trajtimin do ta bëjë komuna sipas ligjit. Këtu nuk duhet të ketë vendime sipas vullnetit por vetëm vendime sipas Ligjit që ka kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

2. Gjatë periudhës së caktuar për aplikimin për legalizim dikush duhet ta sjellë dokumentacionin/aplikimin në emër të atij objekti, sepse përndryshe nuk trajtohet fare.

3. Ky objekt nuk është në përdorim dhe nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës. Në fakt nga shumica e qytetarëve konsiderohet si trashëgimi e regjimit të Millosheviqit.

4. Kërcënimet nga zyrtarë serbë apo kushdo tjetër se në rast të trajtimit do të bëhet kështu apo ashtu nuk e zmbrapsin Komunën e Prishtinës në zbatimin e ligjit as sot e as pas disa muajve kur të trajtohen objektet. Ai objekt as nuk do të privilegjohet e as që do të diskriminohet.

E dimë që praktika e deritanishme e qeverisjes në Kosovë e ka krijuar bindjen e gabuar se zbatimi i ligjit është vendim i politikanëve, se krijimi i rregullit varet nga ajo se sa e fortë është pala dhe se qytetarët e Kosovës më së paku pyeten për oborrin e vet.

Kjo ka filluar të ndryshojë në Prishtinë, me të gjitha çështjet që po trajtohen dhe do të trajtohen në të ardhmen. Ky ndryshim duhet të përhapet ne tërë territorin e Republikës dhe në nivelin qendror. Kjo është rruga e vetme drejt shtetit funksional në interes të qytetarëve e Republikës.
Burimi24 prill 2014


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading