Prishtinë: Miratohet ligji për mbrojtjen nga zhurmat, përcaktohen dhe kishat e xhamitë


Pas një debati të gjatë parlamentar, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në parim, në lexim të parë projektligjin për mbrojtjen nga zhurma.

Ky projektligj që parasheh konsultim edhe me bashkësitë fetare për përcaktimin e nivelit të zërit që del nga thirrja e ezanit dhe rënia e kambanave, për çka u kritikua nga disa deputetë.

Me 38 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim, deputetet e Kuvendit të Kosovës miratuan në parim projektligjin për mbrojtjen nga zhurma.

Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjatë prezantimit të projektligjit tha se projektligji obligon qeverinë përkatësisht komunat për hartimin e planeve të veprimit për matje të ndotjes akustike me qëllim të parandalimit të nivelit të zhurmës në mjedis, veçanërisht kur ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë pasoja të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Gashi tha se projektligji krijon bazën e vendosjes së masave për kufizimin e burimeve të mëdha të zhurmës, siç janë: automjetet, transporti rrugor, transporti ajror, pajisjet e jashtme të industrisë dhe zhurmuesit tjerë.

Faton Topalli nga Vetëvendosja tha se indikatorët e zhurmës, metodat e vlerësimit të indikatorëve të dëmshëm, kërkesat minimale për përgatitjen e hartave strategjike të zhurmës dhe kërkesat minimale për planet e veprimit, janë në përputhshmëri me direktivat e Parlamentit Evropian të datës 25 qershor 2012.

Ramiz Lladrovci nga grupi parlamentar i PDK-së tha projektligji i plotëson të gjitha kërkesat dhe ne e përkrahim.

Projektligji parashikon edhe konsultim me bashkësitë fetare për ta shikuar se çfarë niveli të zërit emeton thirrja e ezanit dhe rënia e kambanave. Për këtë arsye projektligjin e kritikoi deputeti i AKR-së Partisë së Drejtësisë Gëzim Kelmendi.

Kelmendi tha se ky projektligj është kundërkushtetues dhe bie ndesh me nenin 38 të Kushtetutës, ngase neni 4 i këtij projektligji paragrafi 2 vlerëson pajisjet akustike fetare, konkretisht ezanin e xhamive dhe kambanat e kishave si burim të zhurmës.

Neni 38 i Kushtetutës, në pikën 1 thotë se “ liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar”.

“Kjo bie në kundërshtim me kushtetutën e cila lejon lirinë e fesë, e para dhe e dyta është shumë fyese dhe ofenduese për qytetarët e vendit pa dallim feje që pikërisht si ezani si kambanat të cilësoihen si burim të zhurmës”, tha Kelmendi.

Edhe deputeti Muhamet Mustafa e përkrahu Kelmendin. Ai tha se nuk mund të lëmë që ezani të trajtohet si zhurmë, përpos kur zmadhuesit e zërit nëpër objekte fetare mund të keqpërdoren.

“Nëse dikush e keqpërdor atë dhe bën zhumë ajo është diçka tjetër. Por tradita e thirrjes së ezanit nuk mund të konsiderohet si zhurmë, prandaj ju lutem ministër të keni kujdes mos të na krijoni probleme të panevojshme dhe të paqena në këtë shoëri” , tha Mustafa.

Kurse, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi tha se ky projektligj nuk është kundër askujt. “Nëse ezani thirret pa mjete zmadhuese nuk e pengon askënd dhe projektligji nuk është kundër ezanit”, tha Krasniqi.

Gjatë debatit në seancën e Kuvendit, deputetet shqyrtuan dhe votuan edhe projektligjin për shërbimin gjeologjik të Kosovës, projektligjjn për masat antidamping dhe masat kundërbalancuese.
Burimi30 janar 2014


Komente

postieri
postieri 
30 janar 2014, 22:41
Citim:
Ezani, përplas deputetët dhe ministrin Gashi

Projektligji për mbrojtjen nga zhurma ka ngjallur reagime të ashpra në Kuvend, duke qenë se kundërshtohej neni 4, i cili ezanin e vlerëson si zhurmë. Deputetët thanë se ky nen është në kundërshtim me Kushtetutën, saktësisht nenin 38, e cila flet për liritë fetare. Megjithatë, në fund me 38 vota për, 30 kundër, projektligji u votua në parim.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, gjatë prezantimit të Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma, tha se projektligji obligon qeverinë përkatësisht komunat për hartimin e planeve të veprimit të cilat janë të bazuara në rezultatet e matjes së zhurmës me qëllim të parandalimit të nivelit të zhurmës në mjedis, veçanërisht kur ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë pasoja të dëmshme për shëndetin e njeriut.

“Po ashtu krijon bazën e vendosjes së masave për zvogëlimin e zhurmës, të cilën e bëjnë burime të mëdha të zhurmës veçanërisht automjetet, transporti rrugor, transporti ajror, pajisjet e jashtme të industrisë, e tjera. Projektligji përfshinë po ashtu edhe Bashkësitë fetare pas konsultimit me të gjitha këto bashkësi”, tha Gashi.

Por, debati u ndez kur deputeti i Koalicionit për Kosovë të Re, Gëzim Kelmendi kërkoi nga ministri Gashi të kthejë këtë projektligj, për faktin që bie ndesh me nenin 38 të Kushtetutës ngase neni 4 i këtij projektligji paragrafi 2 vlerëson pajisjet akustike fetare, konkretisht ezanin e xhamive dhe kambanat e kishave si burim të zhurmës.

“Sa i përket ndjenjave të besimtarëve, në veçanti besimtarëve islam, qëndrimet e ministrit nuk janë të panjohura, qysh nga viti i kaluar në vend që të merret me dikasterin, i cili është mjaftë specifik Ministria e Mjedisit, dhe të udhëheq dhe të merret me ndërtimet pa leje që e kanë zënë frymën në Kosovë, është marr me rolin e historianit, duke fyer historinë 600 vjeçare të këtij populli. Sulmet e tij ndaj identitetit islam në Kosovë nuk kanë të ndalur ngase vitin e kaluar ka pezulluar ndërtimin e xhamisë, dhe në debat nëtelevizionin publik ezanin e ka quajtur ndotje të ambientit. Ka bërë atë çka asnjë ministër nuk e ka bërë në Kosovë, ka pezulluar lejen e xhamisë që e ka dhënë Komuna vitin e kaluar, dhe xhamia ka mbetur me katër mure”, tha Kelmendi.

Mirëpo, në debat është kyçur edhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, i cili tha se ky projektligj nuk është kundër askujt.

“Unë po e bëjë një ndërhyrje sepse ky ligj nuk është kundër askujt. Ky ligj nuk është as kundër ezanit të hoxhës nëse ai e thirr pa mjete zmadhuese, prandaj bëjeni diferencimin, nuk është ashtu siç po thoni”, tha Krasniqi.

Mirëpo, i ashpër ndaj këtij neni në projektligj ishte edhe deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, i cili tha se duhet të zgjidhet çështja mirë që mos të konsiderohet thirrja e ezanit si zhurmë.

“Nuk mund të lëmë që ezani të trajtohet si zhurmë, përpos kur nëpërmes ezanit dikush dëshiron të bëjë zhurmë të palodhshme. Nëse dikush e keqpërdor atë, dhe bënë zhurmë ajo është diçka tjetër. Por tradita e thirrjes së ezanit nuk mund të konsiderohet si zhurmë, prandaj ju lutëm ministër të keni kujdes mos të na krijoni probleme të panevojshme dhe të paqena në këtë shoqëri. Sepse këtu po krijohen problemet dhe pastaj krejt debati i shoqërisë do të komentohet se u ndalua ezani. Kjo është shumë problematike. Askush se ka bërë problem shaminë as nuk ka qenë temë diskutimi derisa është nxjerr udhëzimi administrativ i panevojshëm. Edhe sot është problemi si me heq atë. Prandaj, po i mbahem ligjit, por po e tërheq vërejtjen mos krijoni probleme të panevojshme, zgjidhini me kujdes këto gjëra, e mos i përzini zhurmën me ndjenjat”, tha Mustafa.

Vargut kundër këtij neni i’u bashkua edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e cila tha se mos të konsiderohet ezani si zhurmë.

“Gjithashtu dua të mbështes dhe të përkrah zëra të cilët thërrasin sot që ezani dhe kambanat të hiqen nga emërtimi i klasifikimit si mjete të zhurmës. Mos të thirremi shumë në standarde evropiane sepse shumë u fol më herët, sepse e dimë të gjithë nëse jo zyrtarisht, atëherë privatisht kemi frekuentuar nëpër kryeqytetet evropiane dhe kudo që kemi shkuar kemi dëgjuar kambanat ose ezanin ku ka pasur xhamia dhe nuk janë klasifikuar si zhurmë”, tha ajo.

Mirëpo, pas të gjitha këtyre akuzave, ka ndërhyrë edhe një herë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i cili tha se ky nen është formuluar pas konsultimit me Bashkësitë fetare dhe janë dakorduar që kur të vjen radha e përpilimit të udhëzimit administrativ, ku specifikohen decibelët bashkërisht të vendosin.

“Do të thotë nuk është fjala që ezani është ndotës i mjedisit ose zhurmës, fjala është që mjetet akustike në disa pjesë me apo pa qëllim i tejkalojnë të gjitha suazat. Këto kanë ardhur si shqetësime të banorëve, të Kosovës. Prandaj, nuk është fjala ndaj asnjë fesë, nuk ka nevojë për asnjë gardian të vetëshpallur të fesë”, tha ai.

Edhe deputetët e tjerë kanë kritikuar projektligjin, i cili me nenin 4 e vlerëson si zhurmë, ezanin e hoxhës dhe kambanat e kishës.

Deputeti Amir Ahmeti tha se Kosova ka pasur nevojë për një ligj kundër zhurmës, por për këtë ligj të ministrit nuk ka pasur nevojë. Ai akuzoi ministrin që tentoi të manipulojë me opinionit, pasi nuk është konsultuar me bashkësitë fetare.

Kurse, deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli tha se metodat e vlerësimit të indikatorëve të zhurmës, të indikatorëve të dëmshëm, kërkesat minimale për përgatitjen e hartave strategjike të zhurmës dhe kërkesat minimale për planet e veprimit janë në përputhshmëri të plotë me direktivat e Parlamentit Evropian të datës 25 qershor të vitit 2002, madje një përkthim bukur i saktë i tyre.

Ndërkohë, Daut Haradinaj u shpreh se meqë projektligji është në lexim të parë, mund të bëjnë ndryshimin e duhur nëse ka kërkesa dhe pajtim, ndonëse tha se nuk po shihet se me nenin 4 po atakohet ndonjë sekt fetar. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/lajme/ezani-perplas-deput...

postieri
postieri 
2 shkurt 2014, 21:41
Citim:
LISBA: Ndalimi i ezanit është luftë kundër islamit dhe myslimanëve në Kosovë

Lëvizja Islame Bashkohu shprehet se votimi i ligjit për ndalimin e ezanit është luftë e cila bëhet kundër identitetit mysliman, parimet fundimentale njerëzore dhe se qëllimi i saj është lufta e pakompromis ndaj islamit dhe myslimanëve në Kosovë.

LISBA e konsideron se një ligj i tillë cenon të drejtat e myslimanëve dhe si e tillë LISBA nuk do të lejon aplikimin e një ligji të tillë duke ju bërë me dije se ndalimi i ezanit është tejkalim i vijës së kuqe. "Ju bëjmë me dije se xhamia është trupi ynë, kurse ezani shpirti ynë dhe ne nuk do të lejojmë të na lëndohet asnjë pjesë e trupit e shpirtit.

Prandaj, denoncojmë dhunën që po ushtrohet ndaj myslimanëve dhe ftojmë pushtetin të vetëdijesohet më në fund dhe të jetë në shërbim të popullit e jo shërbëtor i armiqve të popullit", thuhet në kumtesën e LISBA-s./Indeksonline/

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=83968

kalimtar/e
Kasemi 
1 mars 2017, 20:06
Asht zhurem e padurueshme dhe pik. Ata qe e mbrojne le tvin e tjetojne pran ketyre megafoneve allaaaaaa hakbarrrrrrr

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading