Tiranë: OJF-të fetare kërkojnë të ndërhyjnë në arsimin publik


OJF-të fetare kanë kërkuar sot përfshirjen në shkollat publike të arsimit parauniversitar të një lënde me njohuri për fenë. Përfaqësues nga katër OJF fetare parashtruan propozimet e tyre në komisionin parlamentar të arsimit ku po shqyrtohet drafti ligjor për arsimin parauniversitar. Përfaqësues të KMSH-së shkuan më tej duke kërkuar gjithashtu që të mos ndalohet me ligj shprehja e identitetit fetar në shkollat publike.

Pas kërkesës së OJF-ve fetare, kryetarja Valentina Leskaj u përgjigj se shkollat publike janë dhe duhet të mbeten laike.

"Jo vetëm që (arsimi) duhet të mbetet laik, por në radhë të parë duhet të kemi parasysh që flasim për një kategori të arsimit që ka të bëjë me një grupmoshë, e cila nuk ka zotësinë të marrë vetë vendime të pavarura", deklaroi Leskaj.

Drafti ligjor për arsimin parauniversitar ndodhet prej një jave në komisionet parlamentare. Pas seancave dëgjimore, ai do t'i nënshtrohet shqyrtimit nen për nen, për të shkuar më pas për miratim në seancë plenare.
Burimi25 prill 2012


Komente

postieri
postieri 
25 prill 2012, 20:17

kalimtar/e
bayern 
26 prill 2012, 10:42
Citim:
OJF-të fetare kanë kërkuar sot përfshirjen në shkollat publike të arsimit parauniversitar të një lënde me njohuri për fenë.


Feja eshte tejkaluar ne gjithe disiplinat nga shkenca, per cfare "njohurish" e kane fjalen? Njohuri historike? Mesohen ne lenden e Historise. Gjeografike? Mesohen ne lenden e Gjeografise. Filozofike? Mesohen ne lenden e Filozofise... Cfare "njohurish", antropologji fizike e kulturore te Lindjes se Mesme apo cfare?
kalimtar/e
LA 
26 prill 2012, 13:36
Këta me shekuj përpiqen të ta fusin virusin në kokë që në mosh të vogël deri sa brezat e ardhshëm ta konsiderojnë normale dhe ta quajnë veten oriental!
kalimtar/e
Ylli 
23 mars 2016, 09:46
Laik nuk do te thote te mos te jesh i nje feje perkundrazi i perket
nje feje apo laiciciteti civil, Qytetaret ne te gjithe boten lejohen te
shprehin identitetin e tyre fetar duke perfshire edhe shkollen ku
mesojne,
Por po perfitoj nga artikulli dhe mesazhi im qe te informoj shtetin
dhe mbare popullin se perfaqesuesit e Kryegjyshates Boterore perfituan nga
censusi duke u deklaruar myslimane ose me sakte brenda statistikave
zyrtare te Komunitetit Mysliman Te Shqiperise te dhena nga zyra e
Instatit per shifrat ne perqindje per qytetaret mysliman, qe sikurse
jemi ne dijeni shifrat per qytetaret e deklaruar myslimane ne vitin 2011
dolen 58 perqind e popullsise,
Duke qene se jane perfaqesusit e Kryegjyshates Boterore Nuk jane
rregjistruar brenda perqindjes zyrtare te qytetareve bektashiane kam te
drejte te deklaroj Se Kryegjyshata Boterore eshte perfaqesuese e Komuni-
tetit Mysliman Te Shqiperise, perfaqesuese e fese islame dhe perfaqesuese
e bashkesise se tarikateve islame halvetiane,
Per sa me lart deklaroi se Komuniteti Bektashian Shqiptar e ka
njohur e njeh dhe do e njohe Kryegjyshaten Boterore vetem si kult
apo qender islame qi i perket fese islame por kurre nuk do e njohim
si kult apo qender fese bektashiane,
Shoqata Bektashiane Shqiptare e shpallur nga Gjykata e Shkalles se Pare
Tirane Person Juridik me 18 Tetor 2001 deklarojme se njohim si
perfaqesusese klerikale te fese bektashiane Keshillin Klerikal ATEROR qe
monarku Ahmet Zogu e ka Shfuqizuar ne vitin 1929,
231
231 
25 mars 2016, 11:04
Citim:
Thënë nga Ylli

Laik nuk do te thote te mos te jesh i nje feje perkundrazi i perket
nje feje apo laiciciteti civil, Qytetaret ne te gjithe boten lejohen te
shprehin identitetin e tyre fetar duke perfshire edhe shkollen ku
mesojne,


Thotë fjalori:

Citim:
Thënë nga FGJSSH

LAIK mb.
1. Që nuk është fetar e kishtar, që nuk ka përmbajtje fetare; që nuk merret me fenë; që nuk i përket fesë dhe klerit; kund. fetar.
Njeri laik. Shkollë laike. Letërsi laike. Me prirje laike.
2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.
Laik i vendosur. E dënuan si laik.

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading