Ferizaj: Ndalohet hoxha për yshtje


Hoxha A.K. nga Neredimja e Poshtme e Ferizajt, është mbajtur në ndalim për 48 orë, nën dyshimet se ka përdorur dhunë fizike ndaj një të sëmure, gjatë një seance të “shërimit”, që ai e zbaton me “klientët” e tij. Po mbi këto dyshime nga policia në Prokurorinë Komunale të Ferizajt është ngritur edhe kallëzimi penal, dhe tash kanë filluar hetimet ndaj tij.

Hoxha 32-vjeçar, imam në fshatin Prelez të Jerlive, ndihej i cenuar, për atë që kishte përjetuar këto ditë dhe nuk pranonte të kishte ushtruar dhunë ndaj asnjë rasti që ai i kishte marrë në trajtim, sikundër as ndaj rastit të fundit për të cilin akuzohet dhe tashmë është nën hetime.

“Jo, jo, unë nuk përdor forcë fizike, por për t’i dëbuar “egjinvet”, shejtanët nga trupi i të sëmurëve, ndonjëherë përdor ndonjë shuplakë të lehtë sa për këndelljen apo kthimin në vete të pacientëve, të cilit janë të thyer ndjenjash, janë në depresion apo edhe mund të jenë të alivanosur, ashtu disi siç bëjnë edhe mjekët”, fillon rrëfimin ai për gazetën, i bindur në punën e tij se u bën mirë pacientëve të tillë.

Ai kërkon të mos i përmendet emri në gazetë dhe as nuk lejon të fotografohet. Gjithashtu për asnjë rast nuk dëshiron të identifikohet me fallxhinjtë e ndryshëm. “Unë kam të mbaruar shkollën fetare, Medresenë në Prishtinë dhe mbështetëm vetëm në Kuranin edhe aftësia ime për shërimin e njerëzve buron nga aty, është dhuratë që Zoti ma ka dërguar”, shprehet ai duke shpjeguar se si ishte bindur se mund t’i shërojë njerëzit.
Burimi21 dhjetor 2011


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading