Spanjë: Rikuperohet gjenomë njeriu e 7000 viteve më parë


Një ekip shkencor nga Spanja ka rikuperuar për herë të parë në histori një pjesë të gjenomës së dy individëve që kanë jetuar gjatë mezolitit iberik rreth 7000 vite më parë. Mbetjet janë gjetur në zonën arkeologjike të La-Branja-Arinteros, në Spanjë. Rezultatet e studimit të botuara në revistën "Current Biology", tregojnë se popullsitë e sotme iberike nuk vijnë nga ky grup gjenetik.

Periudha e mezolitit njihet për zhvillimin e bujqësisë. Ndaj gjenoma e gjetur është më e vjetra në parahistori dhe tejkalon tashmë atë të Ëxit, njeriut të akullit, me 1700 vite.

Ekipi kërkimor ka rikuperuar për më tej dhe ADN-në e plotë mitokondriale të njërit prej individëve, me anë të së cilës do të mund të përcaktohet nëse popullsitë evropiane të mezolitit kishin njëtrajtësi gjenetike. Karles Laulesa-Foks, i Institutit të Biologjisë Evolutive (CSIC-UPF) thotë: "Këta gjuetarë kishin zakone endacake dhe kishin origjinë të përbashkët. Pavarësisht largësisë gjeografike, individë nga rajone që përkojnë sot me Anglinë, Gjermaninë, Lituaninë, Poloninë dhe Spanjën, ndanin të njëjtën vijë mitokondriale."

Të dhënat nga ADN-ja, që përfaqësojnë 1,34% dhe 0,5% të gjenomës së plotë të të dy individëve, tregojnë se nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me popullsitë aktuale të gadishgullit. Iberikët e mezolitit ishin më të afërt me popullsitë e Evropës Veriore, të cilët mund të kenë asimiluar pjesë të trashëgimisë gjenetike të këtyre gjuetarëve.

Zona arkeologjike La-Branja-Arintero u zbulua rastësisht në vitin 2006. Shpella për shkak të vendndodhjes në zonë të ftohtë malore, ka qenë vend i përshtatshëm për ruajtjen e mirë të ADN-së së individëve të lartpërmendur.

Sipas Laluesa-Foksit ky është vetëm nga rezultatet e para pasi qëllimi i ekipit është të rikuperojë ADN-në e plotë të këtyre individëve dhe ta krahasojë atë me të njerëzve të sotëm. Ai vijon duke thënë se : "Ardhja e periudhës së neolitit solli dhe zhvendosjen e popullsive dhe mund të ketë shkaktuar ndryshime gjenetike në gjenet që kanë lidhje me sëmundjet e reja infektive dhe me gjenet metabolike që kanë lidhje me ndryshimet në dietë. Prandaj krejt informacioni i nxjerrë nga kjo gjenomë do të jetë i një rëndësie absolute."
Burimi30 qershor 2012


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading