Kinë: Bursa nuk është vend për zota


Biznesi i zotave dhe i personazheve e krijesave të tjera nga përmasa të tjera nuk ka vend në botën e biznesit tokësor të Kinës. Kështu ka deklaruar Liu Vei i Autoritetit Shtetëror për Çështjet Fetare, gjatë hartimit të ligjit për vdekatarët e rëndomtë duke refuzuar idetë për listimin e faltoreve budiste dhe taoiste në bursën e Kinës.

Skemat për promovimin e turizmit nëpërmjet faltoreve dhe grupimi i faltoreve me qëllim mbledhjen e fondeve publike janë veprime të gabuara, vijoi më tej Liu Vei, gjatë një konference për administrimin e vendeve fetare.

Veprime të tilla "do të dhunonin të drejtat legjitime të qarqeve fetare, do të dëmtonin imazhin e fesë dhe do të lëndonin ndjenjat e shumicës së fetarëve," ka përmbyllur fjalën e tij, kreu i autoritetit ateist shtetëror.
Burimi7 qershor 2012


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading