Holandë: Mbyllen dy kisha çdo javë


Mesatarisht dy kisha mbyllen çdo javë në Holandë, duke grumbulluar kështu qindra objekte kulti, të cilat po magazinohen në famullitë katolike në vend. Ndërkaq famullitë e varfra në Amerikën Latine po përpiqen të përfitojnë nga situata dhe të marrin punimet e artit dhe objektet e kultit nga Holanda për të pajisur kishat e tyre.

"Është shumë e lehtë ta kthesh një kishë në një bibliotekë, një librari, ndoshta një restorant, por ndonjëherë është shumë e vështirë. Disa njerëz mund ta mendojnë të pakëndshme darkën në një restorant që më parë ka qenë kishë" – shprehet arkivisti Eugen van Deutekom.

Numri i kishave në Holandë është prej kohësh në rënie të vazhdueshme, ndërsa pritet që deri në vitin 2018 në të gjithë vendin të mbesin vetëm 1200 të tilla. Pjesa më e madhe e kishave që janë mbyllur janë shndërruar në biblioteka, qendra shëndetësore, restorante apo dhe banesa.
Burimi21 prill 2012


Komente

kalimtar/e
Urimikukes 
29 prill 2012, 14:28
Sa mire! Uroj te filloje ky proces edhe me xhamite, se pari tek shqiptaret kudo qe jane.

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading