Legjislacioni evropian lejon kërkimet mjekësore rreth qelizave staminale


Strasburg - Ligjvënësit e BE-së mbështetën të mërkurën rregullat e reja për qelizat staminale dhe kura të tjera të përparuara mjekësore, me gjithë kundërshtimin e njërit prej deputetëve kryesorë të Parlamentit Evropian.

Ligjvënësit i hodhën poshtë të ashtuquajturat "amendamente etike" që u propozuan t'i bëheshin rregullores, e cila tashmë pritet të nisë një proces të centralizuar për miratimin e kurave të reja indore dhe qelizore në vendet e BE-së.

"Është një ditë e madhe për bioteknologjinë evropiane", tha Johan Vanhemelrijk, sekretar i përgjithshëm i kompanisë "EuropaBio", e cila përfaqësonte kompanitë e tjera bioteknologjike të rajonit. "Rregullorja e kurave të përparuara do t'i japë kështu fund rrëmujës së udhëzimeve, rregullave dhe procedurave që veprojnë sot, ku disa shtete nuk kanë fare kuadër pune," - shtoi ai.

Mbështetësit e kurave të reja, për sëmundje apo lëndime (mes të cilave djegiet e lëkurës, Alchajmeri, kanceri apo distrofia muskulore) fajësuan qëndrimin refuzues së një ligjvënësi i cili për shkak të bindjeve fetare nuk miratonte kalimin e rregullores.

Miroslav Mikolasik, deputet nga Sllovakia, këmbënguli për dy amendamente që do të përjashtonin disa kura të përparuara, mes të cilave trajtimi me qeliza staminale embrionale, nga procesi i centralizuar i miratimit.

Trajtimi me qeliza staminale është ende larg tregut, por shfrytëzimi i këtyre qelizave përbën ende çështje politike për shumë shtete.
Burimi25 prill 2007


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading