Suedi: Transplantohet vena e rindërtuar me qeliza staminale


Një vajzë 10-vjeçare është njeriu i parë në botë së cilës i kanë zëvendësuar një venë gjaku me një të re, të krijuar nga qelizat e saj staminale.

Vajza është nga Suedia dhe kishte një bllokim vene në mëlçi. Mjekët vendosën t'i japin një venë të re në vend të transplantimit të mëlçisë apo të ndonjë vene tjetër nga trupi.

Ekipi i kirurgëve i Universitetit të Goteborgut përdori një venë 9 cm të gjatë nga një person i vdekur, duke i hequr të gjitha qelizat e gjalla dhe duke lënë vetëm strukturën proteinike.

Më pas, vena u rindërtua duke përdorur qeliza staminale nga palca e pacientes. Pas dy javësh, vena e dëmtuar u zëvendësua me venën e re me anë të një operacioni.

Kjo arritje në fushën e mjekësisë është shumë e rëndësishme pasi shmang rrezikun e asaj që quhet flakje, apo refuzim i organeve të transplantuara, nga organizmi i pacientit.
Burimi15 qershor 2012


Komente

Ujk
Ujk 
17 qershor 2012, 01:44
edhe në Tiranë, prej kohësh janë ngritur pranë disa strukturave spitalore, bankat e qelizave burimore, ku mund të depozitohet kordoni umbilikal i të porsalindurit.
kalimtar/e
gurax 
5 korrik 2012, 18:03
Si ide eshte e mire, por nuk e di sa te besueshme jane? Dmth qe nuk humbin, qe nuk demtohen, qe nuk ngaterrohen me njera tjetren, etj.
Imagjinohet qe material i tille do te duhet te ruhet potencialisht per rreth 60-100 vjet, ne varesi te jetes se cdo personi.
kalimtar/e
1888 
5 korrik 2012, 22:59
janë aq të vyera sa nuk bëhet fjalë që të neglizhojë ndokush, bile një bankë e tillë bëhet aset i rëndësishëm i spitalit.

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading