Gjermani: Policia aksion shtetëror kundër islamikëve


Policia gjermane ka nisur një aksion në mbarë vendin kundër grupit radikal islamik të njohur si "salafistë". Forcat e rendit kanë bastisur 70 mjedise në Berlin, Këln dhe qytete të tjera.

Në Gjermani llogaritet të ndodhen rreth 4000 salafistë, të cilët janë ndjekës të vijës së ashpër së islamizmit sunit. Autoritetet gjermane besojnë se grupi i salafistëve dëshiron të krijojë një "kalifat islamik nën sheriat".

Ministri i Brendshëm, Hans-Peter Fridrih bëri me dije se organizata "Milatu Ibrahim" e këtij grupi është ndaluar tani me ligj, pasi "është kundër rendit tonë kushtetues dhe kundër botëkuptimit të kombit tonë.”

Në prill të këtij viti, një tjetër grup salafist i quajtur "Shtëpia e 'Kuranit'" zuri kryetitujt e gazetave pas zotimit të tij për të shpërndarë falas në Gjermani 25 milionë kopje të librit të fesë islamike. Grupi pohoi se po përpiqej të shpëtonte joislamikët nga "ferri".

Ministria e Brendshme e Gjermanisë vendosi se lëvizja ishte brenda kufijve ligjorë, por lëshoi urdhër për shërbimet e sigurisë të mbikëqyrin të gjithë personat e përfshirë.
Burimi15 qershor 2012


Komente

krikëlli
krikëlli 
15 qershor 2012, 08:02
M.r.f. 1800 vjet para, perandorët ilirë të Romës, Klaudi, Deci, Juliani, Diokleciani, Severi etj. etj. jepnin urdhra për bastisjen e kongregacioneve dhe zbythjen e kristianëve nga territori... Po që është rast i tipit "mësoni nga historia", se në fund fituan "të viktimizuarit"...
kalimtar/e
farmatech 
15 qershor 2012, 09:23
Citim:
zotimit të saj për të shpërndarë falas në Gjermani 25 milionë kopje të librit të fesë islamike


Po pse eshte bere kaq e madhe kjo? Le t'i sjellin dhe t'i mbledhe sherbimi. Ekonomikisht mund te merret gjithe ajo leter e hedhur kot dhe te riciklohet per perdorime me te dobishme nga industria.
kalimtar/e
gurax 
15 qershor 2012, 12:57
Une ne fakt, jam i mendimit qe me mire kapen dhe hane nga nje gjobe te majme te tere keta qe harxhojne letren (per te cilen jane prere peme dhe eshte harxhuar energji ne prodhim) per te bere disa libra te pavlere te cilet do t'ju jepen me imponim popullates kur ata nuk kane nevoje per te. Tere kjo e kamufluar nen vellon "falas". Nuk dua te me jepet falas asgje per te cilen une s'kam nevoje dhe e konsideroj qe ne fillim nje plehre prodhimi i te ciles demton ambientin ku une jetoj.
kalimtar/e
van gomez 
15 qershor 2012, 21:23
pse kujtoni se kane shtyp meteremend 25 milione kurane? keta jane aq dru sa nuk dine te lujn as bllofin
kalimtar/e
sindibad al bahri 
16 qershor 2012, 00:52
bllofin e luajn ata, po per delet e veta.

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading