Irlandë e Veriut: Prifti shfaq porno homoseksuale në shkollë fillore


Një prift katolik aksidentalisht ka shfaqur disa imazhe pornografike homoseksualësh gjatë një prezantimi në një shkollë fillore, fatmirësisht me prindërit. Në takim ishte i pranishëm dhe një tetëvjeçar. Prifti Martin MekVeig ka reaguar i tmerruar pas imazheve që dolën automatikisht në ekran, kur ai vendosi USB-në e tij në kompjuter.

Prifti po u fliste prindërve të fëmijëve mbi rrëfimin në Pomeroj, Irlanda e Veriut, kur u shfaqën imazhet. Ai tha se nuk e kishte idenë pse ato imazhe ishin në USB-në e tij.

Pas incidentit, prindërit thirrën policinë, por ata thanë se nuk është kryer asnjë krim. Kardinali Shon Bredi konfirmoi incidentin dhe tha se Kisha Katolike në Irlandë ka nisur një hetim.
Burimi4 prill 2012


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading