Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe e Shkollës Shqipe (1887)


Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit dhe të Shkollës së parë kombëtare Shqipe. Urime të gjithë mësuesve për punën e tyre fisnike në arsimin tonë kombëtar pas Rilindjes deri më sot, e cila shtrihet tashmë nëpër tri shekuj.

Përvjetori i Mësonjëtores dhe Dita e Mësuesit shënojnë një nga elementët kryesorë të Rilindjes, kur përpjekjet e atdhetarëve nën drejtimin e Komitetit Kombëtar sollën çeljen e shkollës së parë të mirëfilltë kombëtare shqipe, të caktuar në qytetin e Korçës më 7 mars 1887.

Megjithëse edhe më parë ishin bërë përpjekje për çeljen e shkollave shqipe, shkolla e Komitetit Kombëtar dallohej për fizionominë e saj kombëtare. Në të mësimi zhvillohej vetëm shqip, djem e vajza bashkë dhe pa asnjë përmbajtje fetare.

Në fillim kjo shkollë kishte katër klasa me rreth 35 nxënës, numri i të cilëve pas tre muajsh do të shkonte në 60 dhe në vitin e dytë të saj në 300.

Mësuesit e parë që dhanë mësim në këtë shkollë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina e Thoma Avrami. Si drejtues të shquar të kësaj shkolle përmendim atdhetarët e njohur: Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Janko Minxha, Kristaq Vaja etj.
7 mars 2010


Komente

kalimtar/e
Jezusi vdiq per ty 
8 mars 2010, 15:27
Këtë shënim po ta shkruaj me ta hjek prej syvet pluhnin e propagandës komuniste shqiptare se shkolla e parë shqipe n’territorin e shtetit shqiptar ka qenë ajo e Korçës e e hapur në vitin 1877. Dhe po ashtu me të sqarua se nuk ka pas vetëm një shkollë shqipe siç e ke shkrua ti por dhjetëra shkolla shqipe që kanë funksionuar në kapërcyellin e shekujve XIX dhe XX.

Bindja se shkolla e parë asht hap në Korçë nga Pandeli Sotiri asht një rrenë e kullueme e mpiksur me vite të tëra n’vetëdijën e shqiptarëvet si e vërtetë absolute. Por e vërteta miku im virtual shkon kah veriu i Shqipnisë dhe jo nga Jugu siç mundohet me na ngatërrua tradita komuniste.

Kështu në vitin 1638 hapet shkolla fillore në vendin Pdhanë (Pllanë) në rajonin e Matit nga françeskani P.Bonaventura da Palazzolo. Pas 9 vitesh punë (1647) kjo shkollë digjet nga pushtuesi Otoman.

Në këtë vend një vit më vonë hapet edhe shkolla e mesme për të cilën nuk ka shumë informata. Ndërsa në vitin 1698 n’Shkodër hapet shkollë private nga P. Filipi prej Shkodret. Këto informata mund të verifikohen tek revista “Hylli i Dritës”, nr 3. Mars 1932, ff. 135-138.

Kurse në vitin 1874 në vendin Shirokë është hapur edhe një shkollë tjetër shqipe – e cila edhepse e themeluar nga Dom Zef Ashta ka funksionu si shkollë laike-sekulare – siç i thonë ditëve t’sotme.

Por ka të dhëna të cilat hapjen e shkollës së parë shqipe e çojnë edhe përpara dates 1638. Studiuesi amerikan Edwin Jacques në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) shkruan se shkolla e pare shqipe është hapur në vitin 1632.

“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”.

Historiani amerikan Edwin Jacques shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”.

Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe” të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.

http://gjergjfilipaj.wordpress.com/
krikëlli
krikëlli 
9 mars 2010, 08:28
Mësonjtorja e Komitetit Kombëtar ka qenë shkolla e parë shqipe me karakter kombëtar e jofetar ku djem e vajza mësonin bashkë me alfabet të posaçëm dhe abetare shqipe. Në këtë kuptim ka qenë "shkolla e parë shqipe", sepse vendosi standardin shkollor që ruhet nga sistemi ynë arsimor prej atëherë.

Shkolla pararendëse ka pasur në gjithë territorin (http://vargmal.org/dan5639), me synime e drejtime të tjera, kështu që s'e kuptoj se çfarë adreson shkrimi më lart, përveç që shfaq komplekse të caktuara fetare e krahinore në luftë me mullinjtë e erës.
evola
evola 
9 mars 2010, 13:49
Citim:
Jezusi vdiq per ty

Jezusi vdiq, mirësevjen në ateizëm. :p
kalimtar/e
Urimi, Kukes 
19 mars 2010, 20:01
Jezusi nuk vdiq sepse ai s'ka jetuar ndonjihere. Ai eshte nje trillim fetar. Por edhe sipas fese s'del me kuptim -Jezusi vdiq..." Ai na qenka djali i zotit pra zot. Ai vetem u ngrit ne qiell..E si mund te vdese Zoti......?
kalimtar/e
lirona 
20 maj 2010, 17:27
kish dasht te di me te sigurt kur u hapa shkolla e pare shqipe
krikëlli
krikëlli 
20 maj 2010, 19:40
Më 7 mars 1887:

Citim:
Gjuha shqipe e shkollës së parë në Korçë (1887)

Ajo lindi si një shkollë me karakter popullor e përbashkët për fëmijët e të gjitha besimeve dhe shtresave shoqërore, për djem e vajza, pa dallim feje.

I tërë mësimi në të zhvillohej në gjuhën shqipe, shkruhej me alfabet origjinal shqip dhe me tekste në gjuhën shqipe të përgatitura nga autorë shqiptarë, me mësues shqiptarë dhe me leje nga sulltanati.

Kjo është ajo që e bën këtë shkollë të jetë mësonjëtorja e parë shqipe. Nga kjo shkollë gjuha shqipe fillon të jetë gjuhë arsimore.

http://vargmal.org/dan5639

kalimtar/e
??? 
4 mars 2011, 20:57
urime festa e 7 marsit ane mbane
kalimtar/e
joana  
5 mars 2011, 09:45
Shume gje e bukur qe shqipetaret arriten te kishin nje shkolle shqipe .Jam krenare.

GEZUAR festen e 7 marsit :)
kalimtar/e
jana 
5 mars 2011, 13:26
Pandeli Sotirin e burgosen por shkollat shqipe nuk ndalnin kurre.
kalimtar/e
kalimtar/e 
7 mars 2011, 07:23
TI "Jezusi vdiq per ty " mos thuaj "kete shkrim po ta shkruaj", por thuaj "kete tekst te kopjuar po ta bej paste"
O njeri i lig
kalimtar/e
besa 
7 mars 2011, 07:56
urime te veqanta shkojne per te gjith mesimdhenesit
kalimtar/e
kalimtar/e 
7 mars 2011, 09:30
:ok:
kalimtar/e
kalimtar/e 
7 mars 2011, 15:56
urime 7 marsin diten e mesuesit dhe shkolles shqipe 1887 :)
kalimtar/e
kalimtar/e 
12 prill 2011, 17:20
koment per jezusin nuk mund te quhash shkolle shqipe shkollat katolike ku mesimi beheshe latinisht e italisht e shum rralle donje ore shqip nga donje prift i ndergjegjeshem ,kete e marim vesh dhe nga shume atdhetare qe kane studiuar ne shkollat franceskane .
kalimtar/e
kalimtar/e  
27 shkurt 2012, 16:22
urime 7 marsi dhe 8 marsi dua jet te lumtur dhe me plot shendete
kalimtar/e
Shpetimi BR 
29 shkurt 2012, 22:48
Urimet me te mira per te gjithe mesueset e gjuhes shqipe, te cilet edukojne e mesojne brezat..!!
kalimtar/e
kalimtar/e 
1 mars 2012, 13:39
blla blla jeni te gjithe urime festa e shtat marsit te fala te gjithve
kalimtar/e
alma 
3 mars 2012, 12:06
FALEMINDERIT PREJ JUSH SOT MORA NJE 10 NE EDUKATE :D
kalimtar/e
nesa 
4 mars 2012, 21:21
un ju uroj me gjith zemer mesuesve te par 7 Marsin dhe gjthashtu dhe disa mesueseve ju urj 8 Marsin :)
kalimtar/e
jetlira 
6 mars 2012, 16:28
JU UROJ TE GJITH MESUESVE 7 MARSIN DHE SHUME GEZIME
kalimtar/e
davud 
6 mars 2012, 16:38
urime festen e mesuesit te gjithve
kalimtar/e
albiona 
6 mars 2012, 17:19
albiona ju uron 7 marsin diten e mesuesve
dhe te msueses dhe qe te jeni me shendet dhe lumturi ju pershendes me gezim te bukra tung tung
kalimtar/e
kalimtar/e 
6 mars 2012, 17:49
gezuar 7 marsin
kalimtar/e
nesa 
6 mars 2012, 19:16
un ju uroj me gjith zemer mesuesve te par 7 Marsin dhe gjthashtu dhe disa mesueseve ju urj 8 Marsin :(
kalimtar/e
aida 
6 mars 2012, 20:52
pa shkollën e par shqipe ne nuk do të dinim asgjë
kalimtar/e
Blinera 
6 mars 2012, 23:03
a mund te me tregoni se kur u hap shkolla e pare shqipe ne Prishtine???
kalimtar/e
kalimtar/e 
7 mars 2012, 07:17
Iu uroj te gjithe mesuesve Gezuar 7 Marsin !!!

krikëlli
krikëlli 
7 mars 2012, 09:02
Citim:
Thënë nga Blinera

a mund te me tregoni se kur u hap shkolla e pare shqipe ne Prishtine???


Për datë të saktë do ta verifikojmë në ditët në vijim, por si kohë ka ndodhur diku në shtator-nëntor të vitit 1941, kur me vendim të Ministrisë së Arsimit Kombëtar (ministër Ernest Koliqi) u dërguan mësues dhe u hapën shkolla shqipe në gjithë trojet e çliruara (ku bënin pjesë Prishtina, Tetova, Ulqini etj.) që iu bashkuan Shqipërisë deri në vitin 1944. Këto shkolla ishin pjesë e sistemit arsimor të shtetit shqiptar.
kalimtar/e
verona 
7 mars 2012, 10:18
urime 7 marsi juve te gjitheve
kalimtar/e
valtrina 
7 mars 2012, 10:40
urime 7 marsi mesues :D
kalimtar/e
qendrim dervishaj 
7 mars 2012, 12:15
urime 7 marsin te gjithe mesueseve dhe te gjith nxenseve
kalimtar/e
Ritaaa  
7 mars 2012, 13:01
Urimeee 7 marsii msues and msuse <3 Ju duaa :D :D
kalimtar/e
Ludi 
7 mars 2012, 19:21
Urime 7 Marisii Te gjithve mesimdhenesve
kalimtar/e
tiki 
7 mars 2012, 20:40
a mund te shkruani me shum rreth 7 Marsit
kalimtar/e
B3s1 
7 mars 2012, 20:40
urime 7 marsi mësues dhe mësuese :p
kalimtar/e
erjon smakiqi 
8 mars 2012, 09:27
urime<3
kalimtar/e
meriton  
8 mars 2012, 11:23
urime festa 7 marsit
kalimtar/e
Anjeza 
6 mars 2013, 12:56
Urime festa 7 mars
kalimtar/e
anita hajdinii  
6 mars 2013, 19:45
urime te gjithve ju uroj nje dit sa me te mbar
kalimtar/e
Florent 
4 mars 2014, 23:24
urimete gjithve mesuesave diten e 7marsit dhe ju uroj dit sa me te mbare urime edhe njeher...........
kalimtar/e
genis 
6 mars 2014, 16:58
urime dita e 7 marsit nje dit sa me te mbare
kalimtar/e
Eltina 
6 mars 2014, 18:41
Urime 7 marsi ..
kalimtar/e
bentina 
7 mars 2014, 14:08
7 Marsi eshte dite e shenjte
kalimtar/e
arita 
10 mars 2014, 11:20
urime 7 marsin
kalimtar/e
eva 
25 shkurt 2015, 17:14
shume bukur!
kalimtar/e
erisa 
4 mars 2015, 09:25
te gjithe mesuesve urime festen e me shume pune po kerkohet bre a po mirni vesh
kalimtar/e
leunora 
4 mars 2015, 20:31
te gjithe mesueseve ju uroj festen 7 marsi[<3]
kalimtar/e
nerdfreak90 
4 mars 2015, 21:56
urime te githeve atyre mesuesve qe na mesuan kultur dhe edukat por qe disa nuk ia dine per nder ju dua shum
kalimtar/e
diart guri 
5 mars 2015, 10:44
hej a muni me i tregu se kush jan msusit e par
kalimtar/e
leunessa mahmuti 
5 mars 2015, 17:58
ju uroj te gjith mesuesve 7-marsin

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading