Kanada: Ndalohet mbulimi i fytyrës gjatë betimit për nënshtetësi


Kanadezët e rinj do të duhet të betohen me fytyrë zbuluar gjatë marrjes së nënshtetësisë, sipas deklaratës së ministrit të Imigrimit, Xhejsën Kenej.

Ministri deklaroi gjatë një konference për shtyp në Montreal se ndalimi përfshin dhe perçet e ferexhetë islamike dhe hyn në fuqi menjëherë. Ai shtoi se ka pasur ankesa nga funksionarët e shtetit për faktin se është e vështirë të përcaktohet nëse personi po betohet realisht kur e ka fytyrën të mbuluar.

Ministri shtoi gjithashtu se kanadezët duhet ta kryejnë betimin përpara nënshtetasve të tjerë kanadezë. "Kjo është tërësisht parimore. Është në thelb të vlerave tona publike," tha Kenej në frëngjisht, duke shtuar se "Betimi për nështetësi është një gjest publik."

Ministri vazhdoi më tej duke thënë se mbulimi i fytyrës nuk vlen në të gjitha rastet si kërkesë ndaj myslimaneve. "Kur myslimanet shkojnë për haxhillëk në Mekë si pjesë e detyrimit të tyre kuranik për pelegrinazh në vendet e shenjta, atyre u kërkohet të mos mbajnë perçe. U kërkohet të tregojnë fytyrën. Ndaj dhe nuk mund ta pranoj konceptin se mbulimi i fytyrës është në një farë mënyre detyrim fetar".

Ndalimi vjen në çastin kur Gjykata e Lartë e Kanadasë është duke shqyrtuar rastet nëse myslimanet kanë të drejtë të mbajnë perçe kur dëshmojnë kundër një personi që i ka sulmuar me synim përdhunimi.
Burimi13 dhjetor 2011


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading