Gjermani: Ministri i Brendshëm identifikon rreth 1 mijë terroristë islamikë


“Ne kemi pothuajse 1 mijë njerëz që mund të përshkruhen si terroristë të mundshëm islamikë”, - ka deklaruar ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Piter Fridrih për gazetën Bild duke shtuar se 128 prej tyre mund të konsiderohen si “të rrezikshëm” dhe të aftë për ndërmarrjen e sulmeve.

Sipas tij, rreth 20 prej tyre kanë stërvitje të mëparshme në kampet e grupeve terroriste dhe këta individë janë nën vëzhgim të shërbimeve të sigurisë së Gjermanisë. Megjithatë, ai vlerëson se gjasat e përsëritjes së sulmeve të përmasave të 11 shtatorit 2001, SHBA, janë të vogla.

Këto komente ministri i bëri pas nisjes javën e kaluar të procesit gjyqësor kundër një 21-vjeçari me origjinë nga Mitrovica, i cili deklaroi se kishte verpuar i vetëm nën ndikimin e propagandës islamike, kur vrau dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, në muajin mars.
Burimi5 shtator 2011


Komente

postieri
postieri 
2 tetor 2011, 18:35
Citim:
Gjermani, arrestohen katër persona të dyshuar për terrorizëm

Raportohet se katër të dyshuar si ekstremist islamik janë arrestuar sot në Gjermani pasi dyshohen se kanë planifikuar sulme terroriste.

Transmetuesi lokal i radios SWR raportoi sot, duke cituar një zëdhënës të policisë, se katër persona të lindur në Gjermani, tre nga ish-kryeqyteti i Gjermanisë Bonn dhe një nga qyteti Offenbach afër Frankfurtit, janë arrestuar pasditen e së dielës.

Sipas këtij raporti, i dyshuari nga Offenbach-u është liruar në mungesë të dëshmive, ndërsa të tjerët mbeten në paraburgim duke pritur hetimet e mëtejshme.

http://www.ora-news.com/v2/index.php?on=details&id...

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading