Shqipëri: Janë ndërtuar 203 xhami të paligjshme


TIRANË - Gjysma e xhamive që ndodhen në të gjithë vendin, janë pa leje ndërtimi. Këtë pohim e ka bërë Komiteti Shtetëror i Kulteve duke deklaruar megjithatë se "ato janë aktualisht, nën proces legalizimi". Problemi është ngritur nga ky institucion në varësi direkte të Këshillit të Ministrave, por nga ana e saj, Bashkësia Islame e Shqipërisë (BISH), thotë se të tilla "konstatime", nuk janë frymëzuese për produktivitet bashkëpunimi të shkëlqyer, që është i nevojshem.

Sipas BISH, është e vërtetë që ka një numër xhamish të cilat nuk kanë të gjitha dokumentet "e pafundme" që kërkohen nga shteti për një ndertesë të ngritur, por kjo nuk do të thotë aspak, se ato janë të paligjshme.

Xhamitë

Në të gjithe vendin, ndodhen 431 xhami të cilat kanë një shtrirje në çdo rreth dhe në një pjesë të konsiderueshme të fshatrave, kryesisht atyre që përfaqesojnë komunat më të mëdha të vendit. Bashkësia Islame ka nën kontroll këto xhami të cilat janë pronë e saj dhe janë ndërtuar për të zbatuar ritet islame që janë kushte themelore të besimit të myslimanëve në të gjithë botën.

"Ndër 431 xhamitë që ndodhen në Shqipëri, 203 prej tyre, janë pa leje ndërtimi", pohojnë drejtuesit e Komitetit Shtetëror të Kulteve. "Aktualisht, ato ndodhen në proces legalizimi", pohon KSHK.

Sipas burimeve, Bashkësia Islame, në bashkëpunim me shoqatat fetare të huaja dhe koordinatorëve të tyre shqiptare dhe arabë, po përpiqen të shtijnë në dorë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili provon ligjshmërinë e këtyre xhamive duke paraqitur edhe lejet e ndërtimit që janë marrë për to. Mësohet se sipas BISH, vetëm një pjesë shumë e vogël e xhamive, në disa fshatra, për arsye objektive dhe të kohës në të cilën janë ndërtuar, mund të mos kenë leje formale ndërtimi.

Shtrirja në vend

Bashkesia Islame eshte e organizuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kryesinë e saj. BISH, ka selitë e saj përfaqësuese në të 36 rrethet e vendit, që janë Myftinitë në prefektura dhe nënmyftinitë në rrethe dhe qytete. Myftijtë, e marrin emërimin në Këshillin e Përgjithshëm të BISH i cili drejtohet nga Selim Muça.

Myftijtë mungojnë

"Deri tani, myftinitë e tre niveleve, nuk janë tërësisht të plotësuara me drejtues", pohojnë zyrtarisht në KSHK.

Ndërsa zyrtarët e BISH pohojnë se ky është një fakt i vërtetë, duke mos mohuar se problemi financiar është më dominues se mosgjetja e personave për t'i emëruar si myftij. Një pjesë e myftijve, financohen ende nga shoqatat islamike, por ndryshe nga disa vite më parë, numri i tyre është ulur shumë.

BISH, ka në varësi të saj, tetë medrese (shkolla të mesme) si dhe dy shkolla tetëvjeçare. "Personeli mësimdhënës fetar në këto shkolla, është kryesisht i huaj", pohojnë në KSHK.

Të huajt

Ndërkohë, në një statistikë të KSHK, thuhet se BISH, administron 50 institucione fetare me 1'963 nxënës, ku mësuesit janë 140 shqiptarë dhe 40 të huaj. Sipas KSHK, të gjitha institucionet arsimore, administrohen prej shoqatave islamike, në bashkëpunim me BISH-in. "Ky bashkëpunim shtrihet në rrafshet e programeve, përzgjedhjes e drejtimit të personelit mësimdhënës, financimit të të gjithë veprimtarisë së institucionit arsimor, trajtimit të nxënësve dhe mirëmbajtjes së mjediseve".
Burimi20 maj 2005


Komente

kalimtar/e
Ols 
29 korrik 2007, 09:20
Nuk e di si mund t'i klasifikoj për nga pikëpamja arkitektonike xhamitë e ndërtuara në vendin tonë!?

Pas bunkerëve dhe pallateve të ndërtuara në kohën e komunizmit janë padyshim objektet më të shëmtuara. Ajo çka është më tragjike është fakti se janë ndërtuar në pjesën qendrore të qyteteve. Sa ironike që objekte kaq të shëmtuara pasqyrojne atë injorancën dhe filozofinë primitive që shpalosin doktrinat fetare për të cilat këto objekte janë ndërtuar.
kalimtar/e
dori 
18 maj 2009, 21:07
o olsi po pse je ti me tru ne mesjete nuk te ka kush faj.sepse ne te gjithe boten objektet fetare ndertohen ne qender ok .te te gjitha feve.ose e gjithe bota eshte mbrapa ose ti po kjo e dyta ka me shume mundesi.flm
ostrogot
ostrogot 
18 maj 2009, 23:38
Ça qe ky "argument" mër plak? Ai po thotë që objektet fetare, ashtu si objektet komuniste, janë nga objektet më të shëmtume arkitektonike sot në Shqipëri, tipike të shëmtisë ideologjike që përfaqësojnë. Lexo me vëmendje para se të mllefosesh kot më kot.
kalimtar/e
kalimtar 
8 tetor 2009, 23:06
Pyetja ime eshte: Perse organizatat fetare kane ndertuar keto xhami pa leje? Megjithese nuk kerkuan leje ne mos ti lejone te ndertohen pike fund. Arabet se i fondojne ne te kethen nga kane erdhur...

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading