Prishtinë: AAK kundër fesë në shkolla


Radhëve të atyre që kundërshtojnë futjen e fesë në arsimin publik u është shtuar edhe partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ne konsiderojmë se duhet të ndërtohet konsensusi i plotë kombëtar për çështjen e tillë dhe derisa nuk ka konsensus të tillë ne do të votojmë kundër amendamentit që lejon edukimin fetar në shkolla publike”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Burim Ramadani, në një prononcim për mediat.

Sipas tij, këmbëngulja e tillë ekstreme e një grupi islamikësh është vërtet shqetësuese, edhe për shkak të qëndrimit të tyre kundër vlerave kombëtare si Gjergj Kastrioti.

“U bëj thirrje të gjithë këtyre ekstremistëve që të mos përdorin metoda kërcënuese për të arritur qëllimet e tyre, sepse kjo jo vetëm që është e papranueshme, por edhe nuk do të tolerohet. Mos të harrojnë këta njerëz se Shkolla e Parë Shqipe është themeluar nga Pandeli Sotiri, dhe kjo është një dëshmi e fuqishme për unitetin kombëtar shqiptar pavarësisht përkatësisë fetare”, ka thënë Ramadani.
Burimi28 gusht 2011


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading