Prishtinë: Arsimtarët kundër fesë në shkolla


Këshilli i arsimtarëve të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë ka dalë me një deklaratë ku shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin ndaj përçapjeve të organizatave fetare për futjen e fesë në shkollat publike.

Deklarata është lëshuar pas mbledhjes së radhës të Këshillit të Arsimtarëve të kësaj shkolle më 25 gusht, ku mes të tjerash është shqyrtuar kërkesa e organizatës abrahamike "Bashkësia Islame e Kosovës" për futjen e lëndës “Edukata fetare” në shkollat publike.

Në deklaratë këshilli i arsimtarëve të "Sami Frashërit" shpreh shqetësimin për prirjet e BIK-ut dhe të disa grupeve të tjera islamike, të cilët po tentojnë të fusin në shkollat shqiptare lëndën e fesë islamike, të kamufluar si lëndë të “Edukatës fetare”.

Deklarata e mësimdhënësve vjen pas njoftimeve në shtyp se Kuvendi “shumë shpejt” do të fillojë procedurën e ndërrimit të Ligjit mbi arsimin parauniversitar, duke mundësuar futjen e lëndë së fesë në shkollat publike, gjë që bie ndesh me Kushtetutën, e cila përcakton Shqipërinë Veriore si shtet laik.

Në njoftimin e shpërndarë sot për mediat, arsimtarët kundërshtojnë futjen e “lëndës fetare” si dhe bartjen e simboleve fetare në shkollat publike për këto arsye:

“Shkolla shqipe në Kosovë ka një të kaluar shumë të rëndë por edhe shumë të lavdishme. Gjatë të kaluarës së saj, shkolla shqipe ka pasur shumë pengesa nga okupatorë dhe ideologji të huaja. Pavarësisht peripecive, shkolla shqipe ka mbijetuar dhe sot është në këtë nivel që është, duke iu falënderuar punës vetëmohuese të mësimdhënësve.

Duhet të përmendët vetëm periudha e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, kur mësimdhënësit shqiptarë kundërshtuan plan-programet e okupatorit serb dhe mësimin e vazhduan nën tytat e pushkëve, me kushte e pa kushte, me pagë e pa pagë, me bukë e pa bukë, duke e ruajtur kështu kontinuitetin e arsimimit të brezave, pa lejuar krijimin e stoqeve të fëmijëve analfabetë.

Shkollat publike kanë karakter laik dhe kështu duhet ta kenë. Jemi kundër ngjyrimit politik a fetar të shkollës publike. Jemi në përpjekje të reformimit të vazhdueshëm të shkollës sonë dhe në përpjekje të ngritjes së cilësisë në mësim, gjë të cilën e kemi detyrë të shtruar para vetës , detyrë profesionale, morale dhe patriotike. Mësimin që e kultivojnë sot shkollat tona ka karakter shkencor dhe si i tillë nxënësve tanë ua hapë rrugën për të studiuar në të gjitha universitet e botës.

MASHT-i ka shtruar para vetës detyrën që arsimi ynë të barazohet me arsimin e vendeve më të përparuar të Evropës dhe botës, duke synuar Sistemin e Bolonjës. Në këtë sistem nuk mund të hyhet me çallmë e shamia , por me cilësi të lartë në mësim. Për këtë qëllim MASHT-i organizon lloje të ndryshme të trajnimeve të arsimtarëve më qëllim të ngritjes profesionale të tyre.

Komuniteti islamik po e mohon identitetin shqiptar, gjë të cilën na e kanë mohuar në të kaluarën pushtetet despotike të sulltanëve të Turqisë dhe të krajlëve të Serbisë. Prandaj ata që e mohojnë identitetin tonë kombëtar nuk munden as nuk dinë ta edukojnë drejt brezin e ri.

Përkundrazi, futja e lëndës fetare në shkollat tona, si kërkesë e shtruar nga BIK-u, paraqet kërkesën e ultraislamistëve, të cilët janë kundërshtarë të të gjitha formave demokratike të veprimit dhe janë të kundërshtuar kudo në botën demokratike dhe përparimtare. Ata fyejnë figurat më të çmuara të kombit shqiptar.

Shkollën shqipe, institucionet fetare, duhet ta lënë të qetë. Shkolla duhet ta zhvillojë veprimtarinë e vet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së vendit. Ne nuk do të përzihemi në institucionet fetare as në shkollat që mban BIK-u. Njëkohësisht do të kundërshtojmë me forcë çdo përzierje të institucioneve fetare në punët e shkollave publike.

Në këtë kundërshtim bie futja e mësimit fetar në shkollat publike dhe bartja e shamisë, ferexhesë ose veshjet tjera që kanë karakter religjioz. Në këtë pikë jemi të vendosur dhe të pathyeshëm. Mëqë nuk duam të biem ndesh me organet tona shtetërore, ua tërheqim vërejtjen me kohë së mësimi fetar në shkollat tona është i papranueshëm.

Nëse vendos dikush ta ndërrojë Ligjin mbi arsimin parauniversitar, në radhë të parë duhet të pyeten mësimdhënësit shqiptarë, së paku në shenjë respekti për sakrificën shekullore dhe mundin që kanë dhënë për arsimin e popullit tonë.
Duke besuar në mirëkuptim dhe duke pasur bindjen se organet tona shtetërore, legjislative dhe ekzekutive, e kuptojnë drejt kërkesën tonë, si kërkesë në funksion të përparimit, edukimit dhe arsimimit të popullit tonë, patëm nderin dhe guximin që t'ju drejtohemi me këtë deklaratë.

Shpresojmë se kryetari dhe deputet e Kuvendit të Kosovës nuk do të bien pre e shantazheve ideologjike islamiste për hapjen e debatit lidhur me futjen e mësimit fetar në shkollat tona.

Po ashtu shpresojmë së MASHT-i do të jetë në krye të detyrës për ruajtjen e dinjitetit të shkollës sonë dhe mësimdhënësve të Republikës së Kosovës.

I thërrasim mësimdhënësit e gjithë Kosovës, prindërit e nxënësve tanë dhe të gjitha forcat përparimtare të vendit tonë, që të na përkrahin nëse e konsiderojnë të drejtë kërkesën tonë.”


Kjo deklaratë e Këshillit të Arsimtarëve të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë i është dërguar gjithashtu edhe kryetarit të Kuvendit, grupeve parlamentare, Komisionit për arsim të Kuvendit, MASHT-it dhe Departamentit të arsimit të KK të Prishtinës.
Burimi27 gusht 2011


Komente

kalimtar/e
valdrini 
27 gusht 2011, 14:09
Respekte mesuesve!
kalimtar/e
nora 
27 gusht 2011, 14:23
Citim:
e cila përcakton Shqipërinë Veriore


:D
postieri
postieri 
27 gusht 2011, 14:33
Bravo mësuesve dhe kryetari i Kuvendit duket se e ka dhënë përgjigjen:

Citim:
Krasniqi: Shqiptarët e kanë fenë e rilindasve

(...)

Krasniqi ka thënë se veprimet e këtilla janë kundër shtetit të Kosovës. “Shkurt e shqip janë veprime kundër funksionimit të institucioneve demokratike të shtetit të Kosovës dhe kundër perspektivës shqiptare në trojet e veta. Po e përsëris, shqiptarët duhet të mendojnë dhe të veprojnë shqip”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka kërkuar të ndërpriten përpjekjet që kanë për synim t’i degradojnë vlerat dhe traditat shqiptare kombëtare, qofshin ato sulme në emër të “drejtësisë” apo në emër të “fesë”.

“Populli shqiptar ka fenë e rilindasve, me vlerën e së cilës kemi ardhur deri këtu”.


http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,98,61496

skerdilaid
skerdilaid 
28 gusht 2011, 07:44
Mësuesve respekte për qëndrimin e qartë e të prerë. Në këtë videon poshtë duket dhe me sy natyra jo thjesht ideologjike por racore e konfliktit, sepse po vihet re aq shpesh saqë po mendoj mos ka nisur një luftë e pashpallur racore mongolo-turanikët kundër shqiptarëve:



E mira të paktën është se dallohen lehtë me sy n.q.s. e kërkojnë rrethanat.
kalimtar/e
ariu 
28 gusht 2011, 09:03
@skerdilaid Ky po qe qeka profesor. Njerez te tille e kane mbajtur gjalle kete komb.
kalimtar/e
materialist 
28 gusht 2011, 12:27
keta arsimtar kan punuar me vetmohim pa asnje te ardhur mbi 10 vjet te okupimit te kosoves, dhe prap po luftojn me vetmohim per te rujt kulturen dhe identitetin tone kombetar, si dhe per te mbrojt te verteten shkencore.

Bravo arsimtar dhe profesor, jeni heroj te vertet
kalimtar/e
Haveri 
28 gusht 2011, 12:57
profa më ka pëlqy shum, mka dhan msim aj kur jom kan n'gjimnaz, në sami frasher jan krejt profat qishtu
kalimtar/e
sen 
28 gusht 2011, 19:19
I lumte profesoreve, por ta dini se nuk do jeni vetem nse asht nevoja.
kalimtar/e
1888 
28 gusht 2011, 23:14
Respekte "Sami Frasherit" po e nderon emrin qe mban dhe te gjithe arsimin shqiptar.

kjo fara e dumbabistave paska qene e keqe, para 100 vitesh digjnin shkollat shqiptare e rrihnin e vrisnin mesuesit, sot duan t'i helmojne me ideologji antishqiptare, dhe antishkencore. vetem shkulja me rrenje e kesaj barishteje te keqe do na shpetoi njeher e mire.
kalimtar/e
burim 
24 mars 2012, 23:28
Respekt mesuesve, nuk duhem te perundojme si ne shtetet arabe po duhet qe gjinja femrore te kete te gjitha drejtat humane si ne shtete te shvilluara evropiane
burzum666
burzum666 
29 maj 2012, 01:02
Pasi qe jemi nje popull me nje prejardhje te lashte ilire, qe ne antike kemi barazi mes gruas dhe burrit. Madje kemi edhe kohen e matriarhatit tek ne. Ate qe e ka bere Teuta e Ilirise per trojet ilire, nuk e beri dot asnje mbret i gjinise mashkullore. Ndoshta kjo tingellon pak a shume shoviniste, por aspak nuk jane ato qellimet. Ne jemi nje popull me kulture dhe me civilizim te lashte. Kur kishim ne teatro e pallate, arabet ende mendonin se hena eshte mashkull dhe e quanin Allah(nga paganizmi arab).

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading