Prishtinë: 800 mln USD për përhapjen e islamizmit


Arabia Saudite, vendet e Gjirit Persik dhe misionarë të vehabistëve islamikë kanë derdhur shuma të mëdha parash në Shqipërinë Veriore (ndrk. Kosovë) duke synuar shtresat e varfra të popullsisë.

“Ajo çfarë kam parë unë gjatë 10 vjetëve të fundit ka qenë një infiltrim i fortë i parave të Arabisë”, thotë Flaka Surroi, pronare e kompanisë së pavarur “Koha”.

“Ata kanë identifikuar njerëzit më të varfër të komuniteteve, u kanë ofruar atyre një rrogë të qëndrueshme çdo muaj, vetëm për t’u mbuluar dhe për të vepruar sipas ideologjisë së tyre”, thotë ajo.

Xhamia e Hasan Begut në qytetin e Prishtinës është fare e re dhe është financuar nga Arabia Saudite. Në lutjet e së premtes marrin pjesë kryesisht meshkuj me mjekra dhe gra të mbuluara.

Kohët e fundit autoritetet e Prishtinës u zunë në befasi ku mijëra njerëz protestuan kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për ndalimin e shamisë në shkollat publike.

“Institucionet nuk janë marrë me këtë çështje. Islami radikal është një nga rreziqet më të mëdha për Kosovën, sepse ata kanë për synim ndryshimin e strukturës sonë shoqërore”, thotë Ilir Deda, një nga themeluesit e një partie të re politike në vend.

Sipas tij, në dhjetë vjetët e fundit, "bamirësit" e Lindjes së Mesme kanë hedhur rreth 800 milionë dollarë në Verior. Që vendi të shkojë përpara, Deda thotë se këto lidhje duhen shkatërruar.
Burimi27 tetor 2010


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading