SHBA: Fundi i botës nuk erdhi as kësaj radhe


Siatëll - Bota nuk përfundoi të shtunën në orën 18:00. Me gjithë parashikimet e fetarëve në SHBA, tërmetet nuk ranë, besimtarët nuk u ngjitën në qiej dhe boritë e Armagedonit nuk u dëgjuan as kësaj radhe.

Ndërsa ateistët mund ta kishin kaluar tërë këtë eufori fetare për fundin e botës, me një pohim të thjeshtë “A të thashë!”, këtë herë duket se zgjodhën të dalin për birra duke thënë se ky parashikimi i dështuar është në fakt një mësim për sjelljen e njerëzve.

Gjatë muajit të fundit në Siatëll, një radio fetare drejtuar nga Harold Kamping, kishte nisur predikimet për fundin e botës çka mori jehonë diku me shaka e diku seriozisht dhe në shtetet e tjera të SHBA-së.

Madje sipas një sondazhi të kryer nga “Pew Research Center” 41% e amerikanëve besojnë se Jezusi do të kthehet “doemos” ose “me gjasë” deri në vitin 2050.

Majk Xhilis, producent dhe prezantues në emisionin radiofonik “Pyet një ateist” për radio KLAY 1180 AM në Siatëll thotë: “E dimë që nuk ka për të qenë ky as i pari e as i fundit që bën diçka të tillë”.

Producentët e emisionit në fjalë kanë ndjekur që nga fillimi zhvillimin e historisë së predikimeve për fundin e botës duke vendosur dhe një kronometër në faqen e tyre të internetit që do të shënonte zero në orën 18:00 të së shtunës, kur do të ndodhte apokalipsi i radhës. Në këtë orë dhe me këtë mënyrë ateistët kërkuan që predikuesi i fundit të botës të dilte në publik për të dhënë sqarim se pse fundi i botës nuk erdhi as kësaj here. Por megjithëse ora 18:00 erdhi e kaloi, fetarët nuk dolën të japin sqarime.

Ndërkaq historiku i fundit radiofonik të botës në Siatëll nis në vitin 1994, me të njëjtin individ, Harold Kamping, që do të pohonte më vonë se 1994 nuk ishte fundi i botës, por thjesht fundi i “epokës së kishës”.

E ndërsa nuk duket se i kanë sjellë shumë të mira fetarëve, predikimet për fundin e botës përkundrazi kanë shtuar publicitetin e ateistëve të Siatëllit, sidomos dhe me përhapjen e shakave të kripura ndaj fesë. Një grup ateist nga Siatëlli, p.sh. hapi një llogari për mbledhjen e fondeve për “ndihmë ndaj rrëmbimit”, me synimin 5000 USD që do të përdoreshin për “shpirtrat e mbetura pas”.

“Rrëmbimi” në fjalë i referohet kalesës 1 Selanikasve në “Dhiatën e re”:

Citim:
4:15 sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët;
4:16 pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin.

“Natyrisht që ekziston gjithmonë mundësia që fetarët fanatikë janë duke shpenzuar sasi të mëdha parash, kohe dhe jete në një fushatë të stërmadhe për ndjelljen e frikës”, përfundonte shënimi në lidhje me mbledhjen e fondeve, në faqen e internetit të organizatorëve.

Aty sqarohej gjithashtu se nëse “rrëmbimi” nuk ndodhte, do t’ia dorëzonin fondet projektit “Camp Quest”, një kursi vjetor që ka për synim mësimin e fëmijëve në disiplinat e mendimit kritik.

Producenti ateist për radio KLAY, Xhilis, shton në lidhje me ngjarjen se profecitë e Harold Kampingut për fundin e botës nuk dallojnë dhe shumë nga zhurmat e tjera të këtij lloji që shfaqen në publik nga personazhe si Donald Tramp apo Mel Gibson.

“Më duket se njerëzve u pëlqejnë shfaqjet publike të marrëzisë,” përfundon Xhilisi.
Burimi22 maj 2011


Komente

postieri
postieri 
22 maj 2011, 10:52
Citim:
SHBA, radio lajmëron fundin e botës, miliona vetë në shtëpi

Nju Jork – Shumë persona sot në Amerikë kanë qenë në pritje të Ditës së Gjykimit. E kanë dëgjuar dhe në Family Radio. Sipas llogaritjeve të predikuesit Harold Egbert Camping, 89 vjeç, fundi i botës është sot, 21 maj 2011, saktësisht shtatë mijë vjet kaluar nga përmbytjet biblike që çuan Noen për të ndërtuar arkën e tij të famshme.

Sipas parashikimeve të Camping sot është Dita e Gjykimit, nuk ka asnjë dyshim. Sot nuk kishte asnjë televizion amerikan që nuk ka folur për këtë. Ndaj shumë amerikanë kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi.

http://www.noa.al/2011/05/shba-radio-lajmeron-fund...

kalimtar/e
densetsu 
22 maj 2011, 11:11
keta fetaret orgazmohen me fundin e botes me duket
kalimtar/e
Urimi-Kukes 
29 maj 2011, 14:20
O njerez te mbare, pse e keni kaq te veshtire te konstatoni, te bindeni dhe te besoni se fundi i botes u krye sakte sipas parashikimit te shpallun? Bota u prish, u shkaterrua, u permbys sa s'po mbetet gje nga e kaluemja. Tash kane mbetun vetem pak njerez me dokrra ne koke, Kjo eshte nji permbysje vertet e madhe dhe me vjen cudi qe nuk e shikojne te gjithe.
kalimtar/e
kalimtar/e 
9 prill 2012, 11:59
Kisha duhet te hapi nje fond per fundin e botes qe te kemi lek ne anen tjetër . Çar jan kto budalleqe

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading