Afganistan: 8 të vdekur nga protesta kundër djegies së "Kuranit"


Afganistan, 1 prill, NOA – Policia afgane thotë se të paktën tetë punonjës të huaj të OKB-së u vranë në Afganistanin verior, pasi një protestë kundër djegies së "Kuranit" u shoqërua me akte dhune.

Sulmi ndodhi në kryeqytetin e provincës Balk, Mazar-e-Sharif. Zyrtarët afganë thanë se demonstruesit sulmuan ndërtesën e OKB-së gjatë protestave kundër djegies së "Kuranit" para disa muajsh nga një prift amerikan në Florida, SHBA.

Qindra protestues dolën nëpër rrugët e Mazar-e-Sharif pas lutjeve të së premtes. Protesta mori drejtim të dhunshëm jashtë zyrave të OKB-së. Zyrtarët afganë thanë se mes të vrarëve ishin pesë roje nepaleze të OKB-së.

Demonstrata kundër djegies së Kuranit u zhvilluan edhe në kryeqytetin e vendit Kabul, dhe në qytetin veriperëndimor të Heratit, ku protestuesit thërrisnin sllogane anti-amerikane.
Burimi2 prill 2011


Komente

kalimtar/e
Urimi-Kukes 
18 prill 2011, 16:09
Ore protestues te cmendur! Po pse duhet te vrisni apo te vriteni per Allahun? Ai (thoni ju) ben c'te doje dhe si te doje. Lereni ti rregulloje vete ai keto pune. Allahu po s'qe i zoti per veten e tij, c'prisni ju prej tij athere? Pse merreni me te o te mjere?

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading