Mars: Gjetje të reja akulli në planet


Marsi ka më tepër ujë sesa mendohej më parë, sipas një raporti të ri në revistën "Science"; NASA pohon se orbituesi i saj i zbulimit ka spikatur atje 5 kratere të reja, me gjasë të hapura nga goditje meteorike.

Çudia për shkencëtarët nuk është tek fakti që orbituesi ka gjetur ujë në Mars, por tek sasia e ujit të gjetur në formë të ngrirë, e cila është dy herë më shumë se shtresa akullnajore e Grënlandës.

Akulli u pikas në gjysmë të rrugës mes polit të veriut dhe ekuatorit të planetit, dhe përbën dhe akullin më jugor të gjetur deri më tani në Mars. Akulli ndodhet nën sipërfaqe dhe u bë i dukshëm pas goditjeve të fundit meteorike.

Një pjesë e shkencëtarëve mendojnë se në Mars ka rrjedhur dikur ujë, por sakaq pjesa më madhe pohojnë se planeti ka qenë i thatë për miliarda vjet. Sidoqoftë njihej prania e ujit në formë akulli si dhe e dyoksidit të karbonit të grumbulluar në pole gjatë dimrit, por deri më tani askush nuk kishte dijeni se deri në çfarë largësie përtej poleve shtrihej kjo shtresë e akullt.

Pamjet zyrtare: http://marsprogram.jpl.nasa.gov/mro/gallery/press/...
Burimi28 shtator 2009


Komente

kalimtar/e
DarkGoroTh 
28 shtator 2009, 18:32
Lajme i mir per Shkenctart e se ardhmes qe ne Mars mundet te kete jete...
kalimtar/e
kalimtar 
9 janar 2011, 00:48
po po u dashka me vu nji barake atje e me zaptu ca tok se tash shko shtrejt trualli,

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading