Tiranë: KMSH kërkon universitet islamik


Ndërsa mes krerëve të OJQ-së "Komuniteti Mysliman i Shqipërisë" ka shpërthyer një tjetër konflikt me shkarkime dhe akuza, kreu aktual, Selim Muça, ka deklaruar se OJQ-ja e tij ka vendosur ngritjen e një universiteti të "shkencave islamike" në Shqipëri.

“Kryesia mori një vendim për hapjen e Universitetit të Shkencave Islame në Shqipëri. Nuk do të ketë më nevojë që të rinjtë të shkojnë jashtë për ndjekur studimet teologjike. Në synojmë tërheqjen e studentëve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni dhe Evropa”, tha Muça.

Sipas tij, në këtë universitet do të ftohen të studiojnë edhe islamikë nga shtete të tjera.
Burimi17 shtator 2010


Komente

postieri
postieri 
18 shtator 2010, 15:22
Citim:
Vendimi, krijohet Universitet Teologjik Islamik në Shqipëri

Duke dalë përpara mediave, haxhi Selim Muça tentoi të përçonte lajmin se puna në KMSH vijon normalisht, pavarësisht se pak metra më tutje jashtë mjediseve të komunitetit, kundërshtarët e tij deklaronin krejt të kundërtën.

“Ashtu siç jeni në dijeni ditën e djeshme në institucionin tonë kanë ndodhur disa situata të pakëndshme, por me gjithë tentativën e dështuar për uzurpimin e institucionit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i është kthyer normalitetit dhe do të vazhdojë të jetë një përfaqësues i denjë i mbarë myslimanëve shqiptarë”, – tha Selim Muça.

“Kryesia e KMSH-së në mbledhjen e sotme ka marrë një vendim historik për hapjen e Universitetit të Shkencave Islame në Shqipëri. Ky universitet do të synojë dhënien e një arsimi të lartë të përshtatshëm me kulturën, traditat dhe karakteristikat e shoqërisë shqiptare, duke mbajtur në bazat e tij, themelet dhe kushtet e besimit dhe fesë islame. Me hapjen e këtij universiteti, të rinjtë shqiptarë nuk do të kenë nevojë të shkojnë në vendet e huaja për të vazhduar studimet teologjike”, – deklaroi Haxhi Selim Muça, gjatë komunikimit të tij me mediat.

Prej kohësh përflitej në mjediset e Komunitetit Mysliman Shqiptar mundësia e hapjes së universitetit të parë teologjik në vend, sikurse një projekt i ngjashëm është edhe në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Lajmi që u zyrtarizua dje, vjen vetëm një ditë pas përplasjeve me kundërshtarët brenda komunitetit që kishte Selim Muça.

http://www.standard.al/index.php/sociale/11719.htm...

skerdilaid
skerdilaid 
18 shtator 2010, 15:51
I ka lejuar ky që quhet "shtet", këtu e dy vjet para: http://ateistet.org/lajme/tirane-shteti-lejon-univ...
kalimtar/e
Urimi, Kukes 
20 shtator 2010, 18:37
Kjo eshte nji e keqe ma e vogel sesa arsimimi fetar ne arabi. Te pakten keshtu kemi shqiptare te shformuar por jo te klonuar.
kalimtar/e
gurax 
22 shtator 2010, 18:49
Ne vend qe te ngrene shkolla per te qene qe mesojne se si funksionon bota, ngrene shkolla qe mesojne femijet e rritur histori ekuivalente te babagjyshit te vitit te ri.
Ne vend qe t'i mesohet popullates dicka realisht me vlere qe eshte koncept ne rradhe te pare, si psh: "Nje ligj eshte i tille pa perjashtime. Nese gjehet nje perjashtim, atehere nuk mund te quhet ligj" do t'ju mesohet metodika e shpjegimit te anomalive sa here qe nuk perkojne me ate qe shihet apo qe eshte e pritshme. Jo per gje, por nje gje e tille eshte e pakundershtueshme sepse mesime te tilla kane ardhur nga vete i Plotfuqishmi, i Madherishmi dhe Jashtezakonshmi. Dhe pikerisht ne kete menyre koncepti me siper shnderrohet ne: "Perjashtimet nga rastet qe perfshihen ne ligj jane te dekretuara nga Zoti" dhe do vijojne referenca me numra paragrafesh, vargjesh neper libra perrallash me tituj nga me te larmishmit.

Do na mesojne shume gjera te mira, se si Zoti i do te tere dhe eshte me shpirtmiri, por i krijon veshtiresite per te pare dhe perzgjedhur ata qe jane te denje. Ve ne prove vullnetin dhe moralin e cdo njeriu duke ja bere jeten te veshtire, disave madje dhe duke ja marre jeten, duke arsyetuar per pse-ne me ane te asaj metodes per perjashtimin e disa rasteve nga ligji, ligji qe Zoti eshte i mire. Une e di qe ne nje menyre apo nje tjeter do gjendet dhe shpjegimi se pse i merret jeta njerzve kompletesisht te paster dhe te pafajshem sic jane te porsalindurit apo ata qe nuk arrijne ta bejne nje jave jete pas lindjes.

Luftojeni injorancen, sa here qe t'ju jepet mundesia. Mos lejoni qe injorantet t'ua imponojne injorancen e tyre, por nese ata insistojne qe te zhyten dhe me thelle ne te, une vallaj i ndihmoj me tere fuqine e shpirtit dhe i uroj qe t'i ndihmoje Zoti, se do kene shume nevoje per te!
Cjapi Zi
Cjapi Zi 
15 shkurt 2011, 00:58
Kam përshtypjen që studentve të ksaj shkolle do i vin flokët (dhe mjekrra) era çorape...

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading