Tiranë: Presidenca pohon se ateistët nuk janë shqiptarë


"Shqiptari gjatë gjithë historisë së tij, ka dy gjëra të shtrenjta e të shenjta: "zotin" dhe atdheun; Për kombin tonë gjatë historisë, shumë gjëra mund të kenë ndryshuar, por besimi tek "zoti" dhe dashuria për atdheun kanë mbetur të pandryshueshme," - është shprehur presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, duke lënë kështu të kuptohet se ata që nuk besojnë në "zot" nuk janë shqiptarë.

Fjalimi u mbajt në simpoziumin “Kontributi i Harmonisë Ndërfetare në Integrimin e Shqipërisë”, organizuar nga OJQ-të abrahamike të vendosura në Shqipëri dhe në praninë e kryetarëve të OJQ-ve abrahamike, Selim Muça (KMSH), Anastasios Janullatos (KOASH), Rrok Mirdita (SSH) dhe Reshat Bardhi (KBB).

Presidenti Bamir Topi vlerësoi lart "harmoninë dhe tolerancën që kanë karakterizuar në shekuj bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe kontributin e çmuar që kanë dhënë drejtuesit e tyre në vazhdimësi".
Burimi3 nëntor 2010


Komente

kalimtar/e
elona 
3 nëntor 2010, 16:23
Te besosh ne Zot eshte zgjedhje personale ,keshtu qe te jesh ateist do te thote te kesh bere nje zgjedhje tjeter persa i perket besimit fetar.Te jesh shqiptar dmth te jesh patriot ne radhe te pare edhe te jesh i lire te zgjedhesh besimin fetar.Nuk besoj qe presidenti ka dashur te perjashtoje ateistet nga ky perkufizim,
postieri
postieri 
3 nëntor 2010, 22:19
Do të ishte interesante të na sqaronte presidenti i besimtarëve se ç'punë ka të qenit anëtar apo tifoz i OJQ-ve abrahamike judeo-arabe me të qenit shqiptar?! Mbase nesër do dalë të thotë që vetëm ata që hanë bakllava e pinë salep janë shqiptarë... kurse ata që hanë torta e pinë fanta s'quhen.
kalimtar/e
digitas 
3 nëntor 2010, 22:31
mire qe paska qene Janullatosi qe ndihmoi ne shqiptarizimin e shqiptareve dmth...... o tempora o tope
kalimtar/e
jetoni 
3 nëntor 2010, 23:21
Ç'u bë me Shqipërinë ku dikur thuashin "feja e shqiptarit është shqiptaria"??
kalimtar/e
sindibad al bahri 
4 nëntor 2010, 07:09
e mori politikari shqipfoles i vu zjarr
kalimtar/e
eni 
6 nëntor 2010, 18:37
Sa qesharake qe behen ca here keta politikanet. S'e di cfare kujtojne se do fitojne me keto idiotizma pervec qe na u bene bajate duke lepire kocka sa andej kendej.
kalimtar/e
Dielli_Juaj 
8 nëntor 2010, 14:59
Vetëm ka pohuar sa kokëbosh dhe mendjengushtë është ai vetë

Deklarata e vërtetë e tij do duhej të ishte:

Feja i ka ndarë, përçarë e asimiluar shqiptarët. Kemi mbetur këtu vetëm pasi fenë e kemi përdorur si gunë, pasi fe të vërtetë kemi shqiptarinë"
kalimtar/e
causin 
5 dhjetor 2010, 01:04
zoti topi nqs zoti ne shqiperi perfaqesohet nga ai qe keni ne krah ateher te shkosh pas tij do te thote te veprosh kundra shqiperise....nqs flasim per patriotizem keta politikanet nuk duhet ta hapin gojen fare dhe mos na tregojne se kush eshte shqiptar
Cjapi Zi
Cjapi Zi 
15 shkurt 2011, 00:45
Po ktë Buleshkën e kishte mar malli për noj dekorat varaku që ka kalu anej nga zyra e presidentit e?!
EuroStar1
EuroStar1 
16 shkurt 2011, 22:43
Dmth, kush eshte ky Topi , se paska qene tap kur ka folur. Keto jane byth lepires te Grekut dhe Turkut dhe kujdo tjeter qe i garanton mbeshtetje ne postin qe ka, se persa i perket zotit, as ketyre politikaneve nuk u ha palla fare :D

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading