Tiranë: Qeveria nënshkruan marrëveshje me organizatën e pestë abrahamike


Qeveria e Tiranës ka firmosur marrëveshjen me organizatën "Vëllazëria Ungjillore Shqiptare", duke njohur kështu dhe organizatën e pestë abrahamike që vepron në territor shqiptar.

Kreu i VUSH-it, Fitor Muça, u shpreh se "Bashkëjetesa fetare në Shqipëri është një nga vlerat më të mëdha të kombit. Përcjellim mesazhin më të mirë për afrimin e Shqipërisë me Evropën. Ajo do t’i bashkangjitet BE-së me një komunitet fetar më të gjerë."

Në ceremoninë e marrëveshjes kanë marrë pjesë drejtues nga katër organizatat e tjera abrahamike të Republikës së Shqipërisë si dhe ambasadorë të trupave diplomatikë të akredituar në Tiranë.

Për zyrtarizimin e saj, marrëveshja duhet të ratifikohet nga Kuvendi.
Burimi23 nëntor 2010


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading