Prishtinë: MASHT-i thekson laicitetin e arsimit publik


masht-arsimi-publik.jpg Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë ka reaguar pas provokimeve të fundit të organizatave islamike në lidhje me praninë e simboleve fetare në mjediset e arsimit publik.

"Akti më i lartë ligjor i Kosovës", sipas ministrit Enver Hoxhaj, "nuk lë hapësirë për paqartësi lidhur me mbajtjen e simboleve fetare nëpër institucione arsimore e publike, sepse vë në pah laicitetin e sistemit shtetëror të vendit".

“Në mënyrën se si është e formuluar Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e qartëson jashtëzakonisht mirë çështjen e simboleve fetare në institucionet publike, edhe në shkolla, edhe në institucionet e shtetit. Meqë Ministria e Arsimit është institucion që e zbaton vetëm Kushtetutën, nëse ka qytetarë që mendojnë se zbatimi i Kushtetutës nuk është konform saj, për mendimin tonë do të duhej të ankoheshin në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese ta japë një opinion, sikur ndodh në çdo vend demokratik të botës”, është shprehur ministri Hoxhaj.

Në muajin maj të këtij viti, Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim administrativ, me të cilin nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta u ndalohet bartja e uniformës fetare në objektet e institucioneve arsimore.
Burimi23 qershor 2010


Komente

postieri
postieri 
1 korrik 2010, 23:45
Citim:
Tërnava kërkon anulimin e Udhëzimit Administrativ për shamitë

Prishtinë, 30 qershor 2010 - Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava është shprehur i pakënaqur për shkak të mohimit vijimit të shkollimit të nxënëseve që bartin shaminë nëpër institucionet publike të Kosovës, andaj kërkon shfuqizimin e udhëzimit administrativ .

Tërnava tha se BIK së ka pritur me habi dhe indinjatë veprimin e Ministrisë së Arsimit, e cila nxori udhëzimin administrativ 6/2010 në maj të këtij viti, ku thuhet se "kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta", me të cilin shkelet në mënyrë të vrazhdë e drejta kushtetuese e shprehjes publike të bindjeve ose besimit fetar nëpërmjet formulimit se nxënësit i ndalohet "bartja e uniformes fetare".

BIK nëpërmjet një deklarate paralajmëron nisjen e procedurës gjyqësore para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si të vetmen mënyrë të mbetur për mbrojtjen institucionale të të drejtave kushtetuese të besimtarëve mysliman, në mënyrë që të shmaget kjo procedurë e panevojshme e realizimit të lirive dhe të drejtave fetare të garantuara me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e vendit.

BIK insiston për përfshirjen e mësimit të lëndës së edukatës fetare në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

http://www.kosova.com/artikulli/63149


Citim:
Tërnava: Do të ankohemi deri në Strasbourg

Bashkësia Islame kërkon nga institucionet e Kosovës që urgjentisht t'i shfuqizojnë udhëzimet administrative, të cilat ndalojnë bartjen e shamive nga besimtaret myslimane, në ambientet shkollore dhe në administratën publike. Ndryshe, BIRK kërcënon se do të bëjë padi edhe në gjykatat ndërkombëtare, siç është ajo e Strasbourgut.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës (BIRK), myftiu Naim Tërnava, ka paralajmëruar nisjen e procedurës gjyqësore në Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kundër udhëzimeve administrative të nxjerra nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Administratës Publike. Por nëse as këtu, kërkesa e tyre nuk përmbushet, Tërnava ka thënë se do të ankohen edhe në gjykatat ndërkombëtare.

Në një konferencë me gazetarë, kryemyftiu Tërnava theksoi se BIRK-u ka qenë dhe është e përkushtuar për respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Porse, institucioni të cilin ai e udhëheq, e ka pritur me habi vendimin e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë për ndalimin e bartjes së uniformës fetare në institucionet shkollore.

Në një deklaratë, Myftiu ka kërkuar shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ nr. 6/2010 (neni 4. paragrafi 1.13) të nxjerrë nga Ministria e Arsimit, për të cilin Myftiu tha se është kundërkushtetues. Myftiu i Kosovës kërkoi anulimin edhe të Udhëzimit Administrativ 04/2008 (neni 4.1 pika VIII), të nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike, me të cilin rregullohet veshja dhe paraqitja e nëpunësve civilë, të cilin e quajti diskriminues.

“Në të kundërtën, BIRK-u paralajmëron nisjen e procedurës gjyqësore para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si të vetmen mënyrë të mbetur për mbrojtjen institucionale të të drejtave kushtetuese të besimtarëve myslimanë. Përndryshe do të adresohemi tek institucionet e tjera të drejtësisë, jashtë Kosovës”, deklaroi Tërnava.

BIK-u, po ashtu, kërkon futjen e mësimit të lëndës së edukatës fetare në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikuj...

skerdilaid
skerdilaid 
2 korrik 2010, 18:53
Këta plehrat islamike janë mësu të "qeverisin" gjatë pushtimit sllav kur nuk lejohej arsimi shqip dhe i vetmi financim nga regjimi pushtues ishin xhamitë e medresetë për gabelizimin e shqiptarëve. Tani që u çlirum nga pushtimi sllav, janë kthy në OJQ dhe ngaqë s'kanë gjë në dorë e s'ia var më njeri ulërijnë si plaka të këqia që t'i japin rëndësi vetes.

Tërnaviço shko mër plehrë në Beograd dhe martohu me Jeremiçin.
kalimtar/e
Urimi Kukes 
21 korrik 2010, 23:20
E pse Ternava ankohet ne Strazburg e jo ne Qerbela?
Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 
23 korrik 2010, 10:25
Pse nuk shporret fare e të shkojë në shkretëtirë? Atje janë të gjithë idiotë njësoj si ky, kushedi sa do "orgazmohej" duke ndenj mes sojit të vet.
postieri
postieri 
27 korrik 2010, 22:39
Citim:
Myftiu Tërnava kritikon MASHT-in

Prishtinë, 27 korrik - Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka kritikuar ministrin e arsimit për ndalimin e bartjes së mbulesës. Tërnava ka thënë se në asnjë vend nuk ndalohet bartja e mbulesës që, sipas tij, vetëm Kosova po tenton ta bëjë një gjë të tillë.



Tërnava ka shtuar se pas mendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën mbetet që të gjithë së bashku të punojnë në drejtim të njohjes së shtetit. Këto komente Tërnava i ka bërë pas takimit me Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës Dod Gjergji.

I pari i Ipeshkvisë Gjergji është shprehur se gjatë takimit me Mytiun Tërnava kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit për tolerancë ndër fetare.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,29438

kalimtar/e
sami 
28 korrik 2010, 14:41
si derra duken keta te dy
kalimtar/e
ariu 
28 korrik 2010, 22:23
s'duken si, po jane

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading