Japoni: Shkencëtarët flasin për teletransport të energjisë


universiteti-tohoku.jpg Pas teletransportit në nivel atomik të arritur vitin e kaluar në Universitetin e Miçiganit, shkencëtarët japonezë kanë përdorur të njëjtat parime për të vërtetuar se dhe energjia mund të teletransportohet njësoj si informacioni.

Pritet që ky konstatim të sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën e shpërndarjes së energjisë.

Sipas kësaj teze të ngritur nga Masahiro Hota nga Universiteti Tohoku, Japoni, një varg grimcash të ngërthyera me njëra-tjetrën do të mund të zgjatoheshin përgjatë një hapësire të pafund. Duke shkaktuar ndryshim energjetik në njërën prej grimcave, do të ndryshonin dhe grimcat e tjera të ngërthyera me të.

Për të ruajtur energjinë, grimca fillestare eventualisht shkatërrohet ndërsa energjia e saj i kalon grimcës së fundit në varg. Kështu energjia teletransportohet nga njëra grimcë tek tjetra.

Natyrisht që Hota nuk ka paraqitur ende projektin për zëvendësimin e linjës së tashme elektrike me energji të teletransportueshme, por është përqendruar në studiminin e mekanikës kuantike pas këtij koncepti. Megjithatë, teza shënon një hap të ri drejt teletransportit, aplikimet e të cilit do të ishin nga më të ndryshmet.
Burimi5 shkurt 2010


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading