Burrel: Islamikët tjetër provokim kundër arsimit publik


Sot drejtoria e shkollës 9 vjecare "31 korriku" në Burrel largoi nga mësimi një nxënëse që u paraqit në shkollë me ferexhe. Nga ana e drejtuesve të shkollës është dhënë urdhër i prerë që ajo të shkonte në shtëpi dhe të vinte me veshje sipas rregullores, por vajza në fjalë është larguar nga mësimi dhe nuk është paraqitur në shkollë, duke thënë se nuk ka shkelur ligjin dhe se veshjen nuk do ta hiqte.

Nxënësja pohon se do t'i drejtohet gjykatës për zgjidhjen e çështjes. Ndërkohë që gjykatës do t'i drejtohen dhe dy vajza të komunitetit rom në Laprakë të Tiranës të cilat u përjashtuan nga shkolla para një viti për simbolikë fetare.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pohuar se nxënësit që duan të reklamojnë fenë e tyre i kanë të gjitha liritë të bëjnë kësisoj në shkollat fetare, por disa myslimanë ende vazhdojnë të kërkojnë të thyejnë rregulloret e shkollave publike në emër të fesë arabe.
Burimi3 prill 2009


Komente

Dexhalli
Dexhalli 
4 prill 2009, 14:06
Unë mendoj që atyre vajzave rome duhet t'u lejohet ferexhja.
ostrogot
ostrogot 
4 prill 2009, 17:36
Pajtohem. Pse i detyrojnë romet të sillen si shqiptare? S'ka kuptim.
231
231 
5 prill 2009, 16:21
Unë s'e marr vesh ku qëndron "argumenti" i nëpunësve arabosauditë. Asnjeri s'po ia ndalon shaminë në medrese. Janë të lirë ta praktikojnë besimin e tyre në medrese me shami, thasë, çarçafë, jorganë e lakuriq pa i ngacmu as miza.

Po çfarë dreqin kërkojnë në shkollat publike?! Janë pervertë a si?
kalimtar/e
Dardan 
5 prill 2009, 22:08
Ç'është më e keqja se në Top-News shkruhej që në të gjithë evropën u lejohet vajzave të bartin ferexhet... u lejohet jashtë shkolle por në Oborrë dhe në Klasa JO , nuk e di se si japin informata të pasakta dhe të pavërteta.

Vetëm ja fusin kot , apo kanë ndikim nga këta fetarët dhe shkruajnë çfarë t'u konvenoj atyre...
kalimtar/e
pshurres 
6 prill 2009, 02:28
Topi është vetëm një nga shumë kanalet që jetojnë me paratë e plehrave që duan të na shkombëtarizojne. Shikoji emrin dhe gjuhën e përdorur, vetëm shqip nuk është, nuk pashë të shfaqin një herë kulturë shqiptare në të.
kalimtar/e
bish 
11 gusht 2012, 18:28
dun me fut ne percarje njerezit kjo esht e gjitha

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading