SHBA: Në Mars ka pasur jetë


nilifossae_nasa.jpg Vëzhgimet disa mujore të shkencëtarëve mbi shkëmbinjtë e quajtur “Nilli fossae” në anën e errët të planetit Mars, arritën në përfundimin se aty mund të ketë fosile të ruajtura në shkëmbinj.

Hipoteza e studiuesve bazohet në paralelizmin me zbulimet e bëra në Tokë, pikërisht në Australi, ku janë gjetur edhe mbetjet më të hershme të gjallesave parahistorike në planetin tonë.

Sipas tyre, në të njëjtën mënyrë mund të dëshmohet jeta e hershme në Mars. Shkencëtarët e botuan studimin e tyre në revistën “Earth” dhe “Planetary Science Letters”, ku thuhet se shkëmbinjtë janë të vjetër mbi 4 miliardë vjet, përkatësisht sa treçereku i jetës së vetë planetit Mars.

Hipotezat se në Mars ka ekzistuar jeta janë përforcuar kohëve të fundit, duke u nisur edhe nga zbulimi i karbonit në vitin 2008 te po të njëjtit shkëmbinj.
Burimi30 korrik 2010


Komente

krikëlli
krikëlli 
31 korrik 2010, 08:27
Artikulli i plotë nga BBC: http://www.bbc.co.uk/news/science-environment-1079....

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading