SHBA: Zbulohen dhe 140 planetë sitokësorë


kepler-teleskopi.jpg Astronomët pohojnë se qindra planetë të rinj janë zbuluar nga teleskopi hapësinor i NASA-s, prej të cilëve 140 kanë madhësinë e Tokës. Teleskopi "Kepler" vrojton në mënyrë të vazhduar 156'000 yje për shenja planetësh që sillen rreth tyre. Sipas NASA-s, deri tani janë pikasur 5 sisteme të reja diellore.

Të dhënat vijnë nga 6 javët e para të misionit 4-vjeçar të teleskopit të lëshuar në hapësirë vitin e kaluar. Astronomët shpresojnë se zbulimet e para do të pasohen nga sisteme shumëplanetare që do t'i japin mundësi më të mëdha evoluimi jetës.

Teleskopi "Kepler" i pikas planetët në bazë të dritës së lëshuar prej yjeve rreth të cilëve sillen. Bllokimi i rrezatimit të dritës nga lëvizja e planetit në orbitë matet për të përcaktuar përmasat dhe natyrën e secilit.

Teleskopi vrojton tre yjësitë e Mjellmës, Lirës dhe Kuçedrës dhe është i pajisur me kamera 95 megapikselësh. Që objekti i vrojtuar të cilësohet si planet duhet që sinjali i bllokimit të rrezatimit të ndodhë rregullisht tri herë, për të siguruar se matjet nuk vijnë si pasojë e anomalive.

Gjetjet e deritashme të teleskopit na bëjnë të kuptojmë se numri i planetëve të banueshëm në hapësirë mund të shkojë në miliona. Profesor Dimitri Sashelov, një nga pjesëtarët e skuadrës së "Kepler"-it pohoi për më tej: "Hapi tjetër pas 'Kepler'-it është studimi i atmosferave të planetëve për të përcaktuar nëse kanë shenja jete".

Nga gjetjet e deritashme mund të veçohen planeti CoRoT-7b, një rruzull shkëmbor rreth pesë herë masën e Tokës, por me një anë të shkrirë pasi ndodhet shumë pranë diellit të tij, dhe planeti Wasp-17b, më i madhi, me rreze 17 herë më të gjatë se të Tokës.
Burimi27 korrik 2010


Komente

EuroStar1
EuroStar1 
1 gusht 2010, 23:04
Po mire mer , ne po kerkojm planete sitoksore, po a ka andej matan qe na kerkojn neve, apo nuk i bie mendja kujt per ne :qysh:

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading