Tiranë: Qeveria kërkon ligj për financimin e organizatave abrahamike


Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot hartimin sa më të shpejtë të ligjit për financimin e organizatave abrahamike në Shqipëri.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri u ndal tek marrëveshja e nënshkruar rreth një muaj më parë mes qeverisë dhe organizatave abrahamike.

“Kjo marrëveshje historike rregullon marrëdhëniet e shtetit me këto komunitete dhe përcakton qartë se shteti duhet të miratojë një ligj lidhur me financimin e misioneve fetare" - theksoi kryeministri.

Berisha tha se prej dy vitesh është krijuar një fond në Ministrinë e Kulturës, i cili synon restaurimin e trashëgimisë abrahamike në Shqipëri.

"Në projektin e Bankës Botërore për zhvillimin e bregut, përfshihet edhe restaurimi i një seri institucionesh të kultit dhe unë mendoj se ky zë në buxhetin e shtetit duhet të jetë konstant dhe i vazhdueshëm"- tha më tej Berisha.

Ai ka kërkuar që ligji të rregullojë detyrimin e shtetit për të financuar organizatat abrahamike në Shqipëri.

"Të gjitha vendet e lira kanë zhvilluar mekanizmat e financimit të këtyre institucioneve, duke mos krijuar asnjë lloj varësie" - vijoi kryeministri.

Në këtë drejtim, kryeministri garantoi se "Qeveria shqiptare do t’i qëndrojë plotësisht këtij parimi, në shenjë respekti ndaj besimeve fetare në Shqipëri, si dhe ndaj taksapaguesve shqiptarë".
Burimi20 nëntor 2008


Komente

kalimtar/e
ke plepat 
20 nëntor 2008, 18:38
Citim:
Kryeministri garantoi se "Qeveria shqiptare do t’i qëndrojë plotësisht këtij parimi, në shenjë respekti ndaj besimeve fetare në Shqipëri, si dhe ndaj taksapaguesve shqiptarë".


I zgjidhi te gjitha ky dhe i mbeti te financoje buburrecat e zinj dhe bunkeret e feve me paret tona.
ostrogot
ostrogot 
20 nëntor 2008, 18:40
Po Kishën Sataniste do e financojë Sala? Jo për gjo por që të jetë i paanshëm, transparent dhe gjithëpërfshirës... në "respektin ndaj besimeve fetare".
kalimtar/e
luli vocërr 
21 nëntor 2008, 21:33
po kanteistët? fusha gjan e gatë... :lolo:
kalimtar/e
eni 
21 nëntor 2008, 22:54
Shikoni cfare argumenti jep: "Meqe e kane bere te tjeret ta bejme dhe ne". :qysh:
kalimtar/e
caj limon 
29 nëntor 2008, 19:07
Po cfare "fetarizimi te shtetit" thoni ju. Sala thote qe do taksoje popullin per t'ia dhene feve... dhe i fut ne xhep!

Citim:
KRUJE-Një kishë më shumë se 1000 vjecare e zbuluar vetëm dy vjet më parë në fshatin Derven të rrethit të Krujës është lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë përkujdesje. Si shkak i kushteve atmosferike dhe neglizhencës për mbrojtjen e pikturave mijra vjecare, sot ato nuk egzistojnë më. Kisha e cila sipas arkeologëve rezulton të jetë ndërtuar në vitin 937

Kisha u zbulua gjatë hapjes së themeleve për ndërtimin e një kishe të re, nga inxhinieri Viktor Shota. Edhe pse shkaktoi nje sencasion arkeologjik dhe u tregua interes per te ne fillim, realiteti pas dy vjetesh tregon se kisha u braktis nga institucionet, ku keto te fundit si instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Instituti Arkeologjik ne Tirane justifikohen me mungese te fondeve.

Balkanweb

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading