IRJM: Allahu dhe Muhamedi dalin në kastravec


allah-kastraveci.jpg Ngjarje jo e zakonshme në fshatin Gllogjë të Tearcës. Një familje, ka këputur në kopshtin e saj, një kastravec, i cili është përplot me shkrime kuranore. Kastraveci është këputur para 3 muajsh ndërsa për çudi, ende edhe sot, në kushte natyrore pa asnjë konservues, është shumë i freskët.

"Këtë kastravec e kemi këputur o në 5 o në 6 të muajit Ramazan, pas dy ditësh e cela ajo tjetra kështu që ishte kishte filluar të zverdhet pas një jave ajo filloi të kalbet, e kjo gati tre muaj si është këputur ashtu eshte. Porosi e Zotit është sigurisht, un e besoj se është porosi e Zotit sepse tre muaj e këputur ajo do vyshket e do kalbet e kjo as është kalbur e as e vyshkur ashtu rin si e kam këputur", tregon Abdylamit Ademi.

Hoxhallarët e vlerësojnë këtë si dëshmi të ekzistencës së Zotit, i cili përmes bimëve, kafshëve e njerëzve, shfaq shenja.

"Po është një dëshmi është një çudi ku dëshmon se me të vërtetë ekziston Allahu dhe është një, këto janë fuqitë e Atij mbi natyrore. Edhe pse nuk mundë të deshifrohen të gjitha shkrimet këtu megjithatë ka shenja ku deshifrohet me fjalën Insanë dmth njeri, ka gërma të Kuranit germa arabe. Këtu ka edhe një shenjë që deshifrimi nuk mundë të bëhet por është Bismilahi Rahmani Rahim, por sidoqoift t'i komentojm këto nuk mundëmi se janë paraqitje që Allahu XH.Sh" thotë Alifekri Efendi Esati, mufti i Tetovës.

Mbishkrime të tilla, kohëve të fundit kanë filluar të përhapen gjithandej, siç ishte rasti i fundit me një fëmijë në Rusi.
Burimi8 nëntor 2009


Komente

vampiro
vampiro 
8 nëntor 2009, 19:23
:ahaha:
231
231 
8 nëntor 2009, 19:49
Ka përfunduar arabizimi me kohë atje:

Citim:
“Nuk më mbetet asgjë tjetër, që vetëm edhe njëherë ti lutem të lartmadhëruarit, Allahut, Zotit dhe në emrin tim dhe tuajin, Allahu ta bekojë kryeministrin Nikolla Gruevski."

- Kryetari i Bashkësisë Islame në IRJM, Sulejman Rexhepi

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/20221.html


Tani i mban sllavi si kllouna për të tall b... dhe ia nxjerr botës të qeshin.
kalimtar/e
kalimtar 
8 nëntor 2009, 19:54
k'tyre u jan' thartu neuronet
Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 
8 nëntor 2009, 20:12
Që të të thartohen, më parë duhet t'i kesh.
kalimtar/e
kalimtar 
11 nëntor 2009, 12:30
Te pakten nje gje eshte e sigurt qe Allahu flet arabisht dhe mesazhet gjithashtu jane ne Arabisht!
kalimtar/e
kalimtar/e 
11 nëntor 2009, 15:17
dhe i drejtohet arabeve te maqedonise...
Aleksandër
Aleksandër 
14 nëntor 2009, 13:07
Idiotizimi i shqiptarve të IRJM nuk po njeh kufi.
kalimtar/e
Taip 
15 nëntor 2009, 22:57
Sa trap ky allahu gjithe keto mije vjet dhe nuk mesoi gjuhe tjeter pervec asaj arabe dhe shenjat po na i le neper kastraveca.

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading