Vienë: Guri i altarit godet për vdekje besimtarin


vajnhaus-viene.jpeg Gunter Link, një katolik i devotshëm austriak, vajti në kishë për të falënderuar "zotin" që pak më parë "e shpëtoi nga ngecja në një ashensor", por ndërkaq monumenti i gurtë me peshë 400kg i altarit të kishës Vajnhaus, në qytetin e Vienës, ra mbi të duke e lënë të vdekur në vend.

Roman Heslinger, zëdhënësi i policisë tha: "Ishte njeri tepër fetar dhe e zuri frika kur mbeti në ashensor, ndaj lutej të shpëtonte. Pak më vonë e nxorrën nga ashensori dhe fill pas kësaj iu drejtua kishës për të falënderuar zotin".

"Me sa duket ka përqafuar bazën e gurtë mbi të cilën ndodhej altari po i gurtë që mandej e zuri përposhtë, duke e lënë të vdekur në vend. Kemi gjetur shenjat e tij të gishtave në bazament. Çështjen po e hetojmë më tej", - shtoi Heslingeri.

Trupi i Linkut u gjet nga pjesëtarët e famullisë që kishin ardhur të nesërmen për të ndjekur meshën dhe pasi kushëriri i tij kishte raportuar zhdukjen.
Burimi11 shtator 2009


Komente

kalimtar/e
kalimtar 
14 shtator 2009, 15:46
''Ashtu deshi Zoti'' :sarkast:
postieri
postieri 
16 shtator 2009, 09:10
Ja një rast i freskët nga Prishtina:

Citim:
Sulm në Prishtinë, plagosje brenda xhamisë

Burime të Klan Kosova nga kjo lagje, thanë se ngjarja ndodhi kur një person i armatosur me një automatik që po priste në afërsi të xhamisë katër Llullat, shtiu në drejtim të një makine që kishte brenda një person, ndërsa plumbat tjerë kapën një person që në ato momente po falej në xhami.

http://tvklankosova.com/index.php?option=com_conte...

Aleksandër
Aleksandër 
16 shtator 2009, 10:54
E ka pas të shkruar. Subnallah :p
kalimtar/e
kalimtar 
17 shtator 2009, 00:31
Ckas nin njeri prej ketij Zoti qe ja merr jeten kujt te do :D
evola
evola 
17 shtator 2009, 06:35
1 me 0 për ligjin e rëndesës. :)
skerdilaid
skerdilaid 
17 shtator 2009, 08:37
më mirë të kishte falënderu zjarrfiksin që e nxorri nga ashensori. shumë-shumë do hate nai çekiç kaptinës
vampiro
vampiro 
17 shtator 2009, 12:50
edhe zotat u mërzitën nga lutjet e besimtarëve. njëri tgju me 400kg gur në kokë kurse tjetri tgju me plumba po fillove me u fal.

kjo është shenjë nga i plotfuqishmi që duhet të bëhen ateistë, se besimtarët i ka marrë inat
kalimtar/e
sami 
17 shtator 2009, 15:34
nje mesim qe nxjerrim nga kjo, eshte se kishat e xhamiat jane rrezik vdekje :ahaha:

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading