Astronautët mund të shfrytëzojnë ujin e Hënës


misioni-lcross.jpg Uji i konfirmuar së fundi në Hënë, mund të ndihmojë misionet e ardhshme hënore madje dhe të shërbejë për misione në Mars, nëse gjendet një rrugë praktike për shfrytëzimin e tij. Një aparat mikrovalor po ndërtohet në NASA pikërisht për këtë punë.

Tre anije, "Çandrajan-1" e Indisë dhe "Kasini" e "Dip-Impakt" të SHBA-së kanë shënuar thithjen e rrezeve infra të kuqe në gjatësi vale gjë që tregon prani ose të ujit ose të hidroksilit (molekulë me një atom hidrogjen dhe një atom oksigjen) në planet. Të tre anijet regjistruan gjurmë më të forta në pole se sa drejt ekuatorit.

Disa prej këtyre molekulave mund të jenë krijuar në vijimësi kur protone të erës diellore (jone hidrogjeni) i janë bashkëngjitur atomeve të oksigjenit që ndodhen në dheun e Hënës. Mbase dhe goditje nga kometa të ndryshme mund të kenë sjellë ujë në Hënë.

Gjasat janë që uji i sjellë nga kometat apo i krijuar nga era diellore të jetë mbledhur me kalimin e kohës në kratere në hije në polet hënore, të cilat pas matjeve të kohëve të fundit tregonin temperatura më të ulëta se sa të Plutonit.

"Kur hyjnë atje, nuk dalin më jashtë", - pohon Karl Piters i Universitetit Braun në Providens, Rod Ajlënd, SHBA, kreu i ekipit ndërtues të instrumenteve të NASA-s që u përdorën në matjet e anijes indiane "Çandrajan-1".

"Deri më tash, uji nuk duket të jetë në sasi të mëdha, p.sh. një sipërfaqe sa një fushë futbolli në Hënë mund të nxjerrë vetëm një gotë me ujë", - shtoi Piters.

Por nëse ky ujë do të mund të shfrytëzohej, astronautët hënorë do të mund ta përdornin për ujë të pijshëm si dhe ta shpërbënin në oksigjen dhe hidrogjen për lëndë djegëse që do të përdoreshin për kthimin e tyre në Tokë. Kjo do të ulte koston e lëshimit si dhe sasinë e lëndëve djegëse që do të duhet të merrnin nga Toka.

"Një rast i tillë do të ndryshonte për krejt modelin e fluturimit hapësinor", - pohon Pol Spadis i Institutit Hënor dhe Planetar të Hjustonit, Teksas. "Është si të ngresh një hekurudhë ndërkontinentale në hapësirë."

Por si vallë mund të nxirret uji i përqendruar në sasi të vogla në dheun hënor? Mikrovalët i japin zgjidhje këtij problemi, siç del dhe nga puna e Edvin Ethrixhit të Qendrës Marshall të Fluturimeve në NASA dhe Uilliam Koklerit të Universitetit të Alabamës, të dy në Hantsvill, SHBA, të cilët bënë një demonstrim të teknikës në vitin 2006.

Ata përdorën një furrë të zakonshme mikrovalësh për të lëngëzuar dheun e përngjasuar hënor që ishte ngrirë në temperatura të njëjta me ato të Hënës, në -150°C.

Duke e mbajtur dheun në vakum për përngjasim të kushteve në Hënë, ata vunë re se një ngrohje prej -50°C mjaftonte për të shkrirë akullin apo dhe për ta shndërruar drejtpërdrejt nga gjendja e ngurtë në avull. Në Hënë avulli do të mund të mblidhej me pllaka të ftohta metalike pas kondensimit.

Përpunimi i dheut të thatë hënor në temperatura të larta mund të lëshojë dhe oksigjen dhe hidrogjen për shfrytëzime të tjera, si p.sh. lëndë djegëse për raketat e lëshimit. "Çdo gjë do të bëhej më e thjeshtë, më ekonomike dhe më e shpejtë", - përfundon Spadisi.
Burimi28 shtator 2009


Komente

postieri
postieri 
8 tetor 2009, 10:40
Citim:
NASA planifikon të shkrep raketa mbi Hënë

Agjencia amerikane për gjithësi, NASA planifikon që sot të zbatojë eksperimentin në të cilin do të ketë shkrepje raketash drejt Hënës, me qëllim që të vërtetohet nëse në satelitin natyror të Tokës ka ujë. Bëhet e ditur se ngjarja në fjalë do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në internet.

Lansimi i raketave do të bëhet në polin jugor të Hënës dhe me këtë rast eksplodimi do të bëjë krater të thellë katër metra dhe me diametër prej 20 metrave.

Pas shpërthimit mbi Hënë do të kalojë sateliti i ashtuquajtur LCROSS, i cili do t’i mbledhë grimcat e ndara nga shpërthimi, të cilat më pas do të analizohen nga shkencëtarët.

http://rtv21online.com/home/?section=news&cmd=deta...

postieri
postieri 
9 tetor 2009, 14:51
Citim:
NASA godet Hënën, në kërkim të ujit

Një raketë e NASA-s, qendrës amerikane të hapësirës, qëllimshëm ka goditur sipërfaqen e Hënës në përpjekje për të gjetur ujë apo akull. NASA shpreson që shpërthimi i raketës të shkaktojë ngritje të mjaftueshme grimcash nga pluhuri hënor sa të lejojë shqyrtimin e përbërjes së tij për të verifikuar prezencën e ujit.

Një anije kozmike e dytë, që ishte pas raketës ka xhiruar gjithë operacionin dhe ka marrë mostra për analiza dhe matje të mëtutjeshme.

NASA njoftoi se raketa ka goditur sipërfaqen e hënës në orën 07:31 minuta sipas orës lokale amerikane.

“Shfaqja spektakolare mund te shihet nga teleskope të përmasave mesatare dhe te avancuar”, deklaruan punonjësit e NASA-s

I gjithë operacioni i Qendrës amerikane të hapësirës ka kushtuar 79 milionë dollarë.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/shkence/19437.ht...

krikëlli
krikëlli 
17 tetor 2009, 11:13
Astronomy.com kishte një artikull pardje për mënyrën si krijohet uji në Hënë. Kërkimi i ESA-s dhe ISRO-s thotë se Hëna është si një sfungjer që mban grimcat me ngarkesë elektrike që lëshon dielli. Këto grimca me radhën e vet ndërveprojnë me oksigjenin që gjendet në pluhurin e Hënës, duke krijuar ujë:



Citim:
How the Moon produces its own water

The Moon is a big sponge that absorbs electrically charged particles given out by the Sun. These particles interact with the oxygen present in some dust grains on the lunar surface, producing water. This discovery, made by the European Space Agency (ESA)-Indian Space Research Organization's (ISRO) Sub KeV Atom Reflecting Analyzer (SARA) instrument onboard the Indian Chandrayaan-1 lunar orbiter, confirms how water is likely being created on the lunar surface.

It also gives scientists a new way to take images of the Moon and other airless bodies in the solar system.

(...)

http://www.astronomy.com/asy/default.aspx?c=a&id=8...

krikëlli
krikëlli 
14 nëntor 2009, 10:48
NASA pohon se shpërthimi ka konfirmuar ekzistencën e ujit:

Citim:
Water in Moon crater, LCROSS impact reveals

Preliminary data from NASA's Lunar Crater Observation and Sensing Satellite (LCROSS) indicates the mission successfully uncovered water in a permanently shadowed lunar crater. The discovery opens a new chapter in our understanding of the Moon.

The LCROSS spacecraft and a companion rocket stage made twin impacts in the Cabeus crater October 9 that created a plume of material from the bottom of a crater that has not seen sunlight in billions of years. The plume traveled at a high angle beyond the rim of Cabeus and into sunlight, while an additional curtain of debris was ejected laterally.

http://www.astronomy.com/asy/default.aspx?c=a&id=8...
http://www.wired.com/wiredscience/2009/11/lcross-w...
http://blogs.discovermagazine.com/80beats/2009/11/...
http://www.newscientist.com/article/dn18155-impact...
http://www.scientificamerican.com/blog/post.cfm?id...

Në nyjen si vijon është mbulimi i plotë i misionit: http://www.astronomy.com/asy/default.aspx?c=a&id=8...
krikëlli
krikëlli 
20 nëntor 2009, 22:29
Shkencëtarët kanë shfaqur mendimin se uji mund të ketë ardhur nga përplasja e kometave mbi sipërfaqen e Hënës dhe nga ndërveprimi me erën diellore:

Citim:
Water found in lunar impact probably came from comets

Evidence from NASA's LCROSS mission suggests much of it was delivered by comets rather than forming on the surface through an interaction with the solar wind.

Previous missions have also found hints of lunar water but its source has not been clear. One idea is that it forms when hydrogen atoms from the solar wind latch onto oxygen atoms in the lunar soil, creating hydroxyl and water.

But now, the evidence is mounting in favour of an alternative explanation – comet impacts. The data was discussed this week at the Lunar Exploration Analysis Group meeting, a gathering of 160 lunar scientists in Houston, Texas.

http://www.newscientist.com/article/dn18178

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading