Meteoritët e parë mbi oqeane, mund të kenë ndikuar në formimin e jetës në Tokë


Studimet e reja përkrahin mundësinë se fillimi i jetës në Tokë mund të ketë qenë pasojë e reaksioneve të skajshme kimike.

Meteoritët që kanë goditur oqeanet parake në Tokë mund t'i kenë furnizuar me sasi të mjaftueshme karboni dhe të kenë krijuar një trysni të tillë kimike nga fuqia e shtypjes së tyre që me radhën e vet ka shënuar nisjen e sintetizimit të molekulave biologjike.

Studiuesit flasin për përplasjen e një kondtriti (hekur, nikel dhe karbon), një meteorit i zakonshëm i cili godet në Tokë me në shpejtësi prej 2 km/sekondë.

Studiuesit arritën në këtë përfudnim duke marrë parasysh presionin të cilit iu nënshtruan përbërësit kimikë, mes të tjerash uji dhe nitrogjeni, që mendohen të kenë qenë në sasi të bollshme në atmosferën e hershme.

Si pasojë e temperaturës reth 2760 gradë Celsius, u prodhua një llojllojshmëri lënde organike, si acidet monokarboksilike dhe aminoacidet.

Nga një studim i mëhershëm është vertetuar se një përplasje e tillë mund të prodhojë dhe amoniak, përbërje e cila kur i nënshtrohet shpërthimit mund të ndikojë në formimin e glicerinës, një aminoacidi të thjeshtë.

Studimi është kryer nga hulumtues të universitetit të Tohokut, Japoni.
Burimi13 dhjetor 2008


Komente

art
art 
16 dhjetor 2008, 01:07
Kush thet se shkenca nuk asht e bukur?
Lem t'bastoj, ai që nuk e kupton.

A nuk asht ma tërheqëse me u marr me teori shkencore për ekzistencën sesa me besu pa kusht që Zoti i tha qiellit "a po krijoesh me qef a me forc" dhe ai pranoj me qef... hahaha
Nuk po bëjë shaka, e ke në Kuran.

Suretu Fussilet (41)
11. Mandej e mësyu qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym dhe atij e edhe tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasmi me dëshirë!”

12. Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell icaktoi atë që i nvojitej. Qiellin më të afërt (të dynjasë) Ne e stolisë me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktm i plotfuqishmit, i të dijshmit.

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading