Po e sjell si kuriozitet, videoja tregon numrin e asteroidëve të zbuluar nga astronomët, i cili vjen e shtohet me kalimin e kohës nga vitet '80 deri sot. Megjithëse duken shumë të dendur në video, në realitet mes asteroidëve ka shumë hapësirë. Përqendrimi më i madh është në brezin midis Marsit dhe Jupiteri. Kurse pranë Tokës, sipas vrojtimeve të NASA-s (ndiq nyjen) deri në 20 gusht 2010 ndodhen rreth 7200 asteroidë, prej të cilëve 815 kanë diametër më të madh se 1km dhe 1137 prej tyre janë "potencialisht të rrezikshëm", pra që ka mundësi të godasin Tokën.
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
29 gusht 2010 - 09:52
8 prill 2012 - 14:18