Është koha të themi se organizimet fetare, me gjithë supersticionet e tyre, me tërë systemet e tyre filosofike e fiskale, janë anakroniste dhe nuk i përgjigjen më kohëve. As që ësht’ e mundur me ndonjë mënyrë të bëhen këto eksponente të kulturës dhe të qytetërimit, siç duan të pretendojnë njerëzit e veshur në uniforma, njerëzit që predikojnë edhe sot e gjithë ditën se shenjtorët, sado të nguruar, mund të lozin synë!
Kur vdiste i respektuarshmi plaku i familjes, trupin e tij e futnin në baltë siç bëjmë edhe sot. Mirëpo pjesëtarëve që mbeteshin të gjallë u çfaqej në ëndërr fytyra e të vdekurit dhe bile m’e fuqishme dhe më e rreptë, u flitte, i qërtonte, i përkëdhelte njësoj sikur të ishte i gjallë. Mëndja e njeriut primitiv nuk dinte të dallonte ëndrrën nga realiteti, siç bëjmë na të sotshmit. Ata filluan të mendojnë se njeriu vdes trupërisht, por mbetet diçka pas tij. Ajo diçka u çfaqej n’ëndërr. Ajo diçka (shpirti) rron përgjithmonë. Kështu shpjegohen gjithë nderimet dhe sakrificat që filluan të bëheshin tradita në vorret e njerëzve të vdekur.
Njeriu primitiv s'e pat në dorë ta disiplinojë trurin e vet. Enigma e madhe e qënies ose mosqënies, e vdekjes e tormentuan paprerësisht qysh se filloi të mendojë deduktivisht. Pafundësia e qiejve, yjtë, deti, natyra e gjithë, ishte një fakt, e pra, kërkonte dhe një shpjegim. Shpikjet e feve, më vonë, me shpjegimet dhe ngushëllimet e tyre, kanë pasur qëllim kryesor të qetësojnë njerëzit nga ky tmerr.
1934
Tradhti nuk është vetëm të ikësh nga balli i luftës. Tradhti është edhe kur mbjell farëra, që janë kundër interesave të kombit dhe gjallërisë kolektive të popullit.
1936
Zoti është një krijesë e mëndjes njerëzore, sepse, siç u provua, duke u zgjeruar horizonti i mendimit të njeriut, ndrronë formë dhe ideja e zotit.
1934
Pikë së pari Komiteti i turqvet të rij filloi të fusi në dorë hoxhallarët fanatikë edhe civilët e korrompuem, të cilët i shtytën që të pranojnë shkronjat arabishte, për gjuhën shqipe. Me qenë se shkronjat arabishte, përveç që nuk kanë zanore, por edhe si gjuhë semitike, nuk përfshijnë as bashktingëllore, me një fjalë ky ishte një mjet mashtrues për me i ndalue shqiptarët në fushën e kulturës. Në të gjithë Shqipërinë bota u nda në dy anë: partizanët e shkronjave latine edhe partizanët e shkronjave arabe. E para përfaqësonte kulturën evropjane edhe e dyta kulturën orientale, e para përfaqësonte nacionalizmën shqiptare, e dyta fanatizmën fetare; e para gjallninë, e dyta vdekjen. Në këtë luftë grekërit edhe serbërit ndihmonin propagandën e turqve të rij.
"Bashkimi i Kombit", 1943
Shkolla jonë duhet të japë edukatë qytetare e laike, sepse qëllimi i shkollës është të formojë qytetarë të lirë e me edukatë dhe formim shkencor e teknik bashkëkohor.
Nga fjalimi i mbajtur në Kuvend më 10 prill 1933, gjatë punimeve për reformën arsimore
Shkolla duhet të kujdeset me forcue dhe me rranjosë sa më fort në shpirtin e fëmijës ato njoftime të domosdoshme të moralit njerzor, të përbashkëta për të gjitha doktrinat dhe të nevojshme për të gjithë njerzit e qytetnuem: moralin laik.
1931
Forma e universalizimit është imperjalizmi, kjoftë fetar ose shekullar. Siç thamë imperjalizmi përdor si parim të domosdoshëm: kufi të gjera nga jashtë dhe të ngushta nga mbrënda. Që të kuptohemi ma mirë, po ju jap disa shembuj. Çdo fe e organizuar, qi ka tendenca universale, thotë: "Më fal arësyen t'ënde, gjykimin t'ënd, dhe unë të zbuloj të vërtetën apsolute". Imperjalizmi shekullar, romak ose englez etj., ka thënë e thot: "Falmë lirinë t'ande si njeri ose si komb dhe unë do të ngreh nji shtet i cili përfshin gjithë njerzinë dhe gjith dheun, ku do të sundojë rregulli dhe paqa." ...Shkurt, çdo imperjalizmë, në emrin e nji ideje universale, kërkon dhe ka kërkuar: "Hiq dorë nga personaliteti t'ënd dhe nga lirija jote personale."
1944
Në sheshin e shqyrtimit të problemeve shoqërore s'ka vend as kisha, as xhamia.
1934
Kleri duhet të shikojë punët e veta. Kur të fillojë të përzihet në punët tona, na duhet të ngrihemi të flasim fort, e në qoftë nevoja, ta shtyjmë dhe më tej punën. Ose të rritet një brez i ri që të mos jetë as katolik i mirë, as mysliman, as orthodhoks, por vetëm e vetëm shqiptar i nxehtë me mendësi radikale evropiane, ose jemi fikë!
1934
Ndonëse nuk ka më pengesa për sa i përket lirisë së besimit, duket se më të interesuar për ringjalljen e islamit janë misionarët dhe grupet e huaja sesa vetë shqiptarët.
2011
"Zoti mundon ata që do", - thotë libri i shenjtë. Tash e tutje le t'i lutemi zotit të mos na dojë më.
1932
Vetëm ideja kombëtare e zhvilluar me anën e shkollës laike mund të sjellë lumturi, bashkim, bashkëpunim dhe prehje, në një popull të përvuajtur si tonin.
1932
Që feja e re (të cilën nuk e di si quhet) mund t'i japë priftit lumturi të përjetshme, asnjeri s'e besoj ta kundërshtonte. Por kush mund të më thotë, përse feja e vjetër të mos e shpinte dhe ajo në gjirin e ngrohtë e të qetë të shën Pjetrit? Se, siç thotë populli tërë derrat një turi kanë. Të gjitha fetë një bazë, një qëllim kanë.
Më 1932 në Elbasan, me rastin e konvertimit të një prifti ortodoks në uniat.
E bukura me maninë fetare është se ka fuqinë të shpjegojë çdo gjë. Që prej çastit që zoti (apo djalli) pranohet si shkaku fillestar i gjithçkaje ndodh në botë, asgjë nuk i lihet rastësisë... vetë logjika mund të flaket lirisht nga dritarja.
Të gjithë ata që mendojnë janë ateistë.
A është njeriu një prej gabimeve të zotit, apo është zoti një prej gabimeve të njeriut?
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading