Për ata që kërkojnë të vërtetën, jo të vërtetën e dogmës e të errësirës, por të vërtetën e sjellë nga arsyeja, kërkimi, hetimi dhe vrojtimi, nevojitet disiplinë. Pasi besimi, sado të mirë ta ketë qëllimin, duhet të ngrihet mbi fakte, jo mbi përralla. Besimi mbi përralla është një shpresë e tmerrshme e rreme.
S'kam parë kurrë as provën më të vogël shkencore për tezat fetare rreth ferrit e parajsës apo të jetës së përtejme të njerëzve, apo të ndonjë zoti personal.
Në periudha të ndryshme ka pasur shtriga, kështu thotë "Bibla". "Bibla" urdhëroi që shtrigat nuk duhen lejuar të jetojnë, kështu Kisha pasi bëri detyrën e saj me përtaci e ngadalësi për rreth 800 vite, mblodhi litarët, gozhdët e urët e zjarrit dhe ia nisi punës me zell të madh. Punoi fort natë e ditë për nëntë shekuj dhe burgosi, torturoi, vari dhe dogji hordhi e ushtri të tëra shtrigash e shtriganësh sa e pastroi krejt botën kristiane nga gjaku i tyre i ndotur. Pastaj u zbulua se në të vërtetë nuk paskësh gjë të tillë si shtriga e as nuk kish pasur kurrë. S'di a të qeshësh, a të qash.
Nga të gjithë tiranitë që kanë prekur ndonjëherë njerëzimin, tirania e fesë është më e keqja. Çdo lloj tjetër tiranie është e kufizuar në botën ku jetojmë, por tirania e fesë shkon aq larg sa përpiqet të kalojë dhe përtej varrit e të na ndjekë në përjetësi.
Epoka e injorancës nisi me sistemin kristian.
Kristianizmi është feja më e çuditshme e sajuar ndonjëherë, pasi vrau Jezusin për të liruar njerëzimin nga mëkati i ngrënies së një molle.
Frytet e kristianizmit ishin luftërat fetare, masakrat, kryqëzatat, inkuizicioni, asgjësimi i vendasve të Amerikës dhe futja e skllevërve afrikanë në vend të tyre.
Ata që të vënë të besosh absurditete, mund të të vënë të bësh makabritete.
Një nga tragjeditë e mëdha të njerëzimit është uzurpimi i moralit nga feja.
Injoranca jonë është zoti, dija jonë është shkenca.
Nuk kam detyrim të besoj se i njëjti zot që na dha shqisat, arsyen dhe intelektin të ketë dashur të mos i përdorim.
Feja është një lloj sëmundjeje mendore. Ka pasur gjithmonë reaksione patologjike mbi njerëzimin.
Grekët e kanë keq kur thonë se diçka lind dhe vdes, pasi asgjë nuk lind dhe vdes, por përbëhet apo shpërbëhët nga gjërat që ekzistojnë. Kështu do të flisnin më mirë nëse do ta quanin lindjen përbërje dhe vdekjen shpërbërje.
Nuk ka pjesë më të vogël të gjërave të vogla, por gjithnjë ka dhe më të vogël se aq (sepse është e pamundur që ajo që është të pushojë së qeni). Po njësoj ka gjithmonë diçka më të madhe se ajo që është e madhe.
Historia e shenjtorëve është kryesisht histori e njerëzve të çmendur.
Shqiptarët nuk janë pra as sllavë, as helenë barbarë, por përfaqësuesit e një qytetërimi më të vjetër, një nga më të lashtit e Evropës, i cili ka lënë monumentet dhe kujtesën në të dy brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon, si në fushat ku qe Troja, aty ku Hektori është përfaqësuesi i lashtësisë, ashtu si Skënderbeu është ideali i Mesjetës, dhe Boçari personifikimi kalorësiak i kohëve moderne; mbi të cilat shekujt, shqotat, revolucionet, tiranët, pushtimet, fetë, mynxyrat kaluan si shkulme të tërbuara pa arritur ta shfarosin, dhe që një ditë është e destinuar ta thyejë gurin e rëndë të varrit të tij.
Letër e Dora d'Istrias drejtuar Jeronim de Radës, Firence, 16 prill 1879
Në një vend ku nuk fryn era e lirisë së mendimit, në një vend ku gjykojnë dhe sundojnë akoma dhe sot kleret e ndryshme, n'atë vend nuk mund të jetojë njëkohësisht dhe qytetërimi i vërtetë.
Organizimet fetare, format e tyre, metodat e tyre, mësimet e tyre, jo vetëm që nuk u përgjigjen më kohëve, jo vetëm që në origjinën e tyre e kanë tek fantazia e dobët e njeriut primitiv, por janë të dëmshme dhe të rrezikshme, sepse mundohen të mbajnë në skllavëri të përjetshme njerëzinë e thjeshtë.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading