Në filozofi ose fe, ose etikë, ose politikë, dy dhe dy mund të bëjnë pesë, por kur prodhonim armë apo aeroplanë dy dhe dy bënin katër.
S'mund të jesh dhe katolik dhe i rritur.
Shumë njerëz nuk duan të jenë shenjtorë dhe gjasat janë se ata që përpiqen apo synojnë të bëhen të tillë nuk kanë pasur ndonjë tundim të jenë më parë njerëz.
Është nevojë Shqiptarët e mençur të kuptojnë që feja është një gjë veç kombit, që para se të jemi të krishterë a muhamedanë, jemi të gjithë Shqiptarë, rrojmë të gjithë në Shqipëri dhe përdorim të gjithë një gjuhë. Dhe Shqiptarët e mençur e të urtë qi kuptojnë këtë gjë, kanë detyrë t'u japin të tjerë Shqiptarëve t'a kuptojnë dhe ata.
1897
Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës. Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtrobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtrobër, pse ju lejoj t’i lavdëroni fetë? A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?
1897
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, për me ju damun, me ju vorfnue!
Lëvizja jonë, e pshtetur në parim të kombësisë dhe jo në parim të fesë, mohon veten e saj në qoftë se i ndan shqiptarët pas feve në vend që t’i shikojë në njësi të kombësisë së tyre.
1907
Ç'ka të bëjë myslimanëria apo krishteria me shqiptarinë?
1903
Shqiptarët? Sot s'ka shqiptarë, turku, greku na kanë përndarë! Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia, na gënjejnë... U prish Shqipëria...
1902
Jeta mbaron aty ku fillon "mbretëria e zotit".
1888
Nuk ka Zeus, as nuk ka zot, Ferr, Lugat t'imagjinuar, po ka popull të paditur, popull q'ende s'është zgjuar.
E drejta kanunore shqiptare, përveç ndonjë ndryshimi të vogël krahinor, nuk njeh dallime simbas përkatësisë fetare. Kanuni i Skënderbeut dhe ai i Lekë Dukagjinit në këtë vështrim nuk ndryshojnë dhe të dy u zbatuan njësoj në popullsitë e krahinave e të fshatrave të përziera fetarisht.
1989
Pleqnarët zgjidheshin nga palët në grindje ose përcaktoheshin nga krerët pa marrë parasysh përkatësinë fetare të njërit apo të tjetrit. Taloci shkruan se kjo e drejtë kanunore ka frymë pagane.
1989
Sh. Gjeçovi në veprën «Kanuni i Lekë Dukagjinit», fëmijën e lindur nga prindër pa kurorë fetare e konsideronte si «kopil», pra pas asnjë të drejtë trashëgimie në pasurinë e t’et, ndërsa simbas të drejtës kanunore fëmijët e lindur nga cilado grua e njohur e një burri kishin të drejta të barabarta, si bij të një ati, pavarësisht nëse ishte vënë kurora fetare ose jo.
1989
Beja më e vjetër e më me vlerë ka qenë ajo me gur, e cila nuk njihej nga qeveria osmane e as nga kisha katolike.
1989
Ishin të shumta doket e zakonet e malësorëve (kumbaria, vëllamëria, etj.) që binin në kundërshtim të hapur me urdhrat e fesë. Kumbarinë e flokëve dhe vllamërinë kleri i quante «vllaznim falco». Veçanërisht u luftua lidhja e gjakut në mes të grave dhe burrave.
1989
Kadilerët që ishin vendosur në çdo qendër administrative, në trevat ku vepronte e drejta kanunore pothuajse nuk e ushtruan fare veprimtarinë e tyre gjyqësore. Populli nuk kishte aspak besim në sheriatin, të cilin e kundërshtonte si një ligj të huaj.
1989
Misionet jezuite, duke u shërbyer politikisht fuqive të huaja, në kufijtë e kishave shikonin rrethe të ndryshme kulturore. Të nisur nga përkatësia fetare ata e ndanin vendin tonë kështu: «Shqipëria latine apostolike e Romës, Shqipëria greke e Bizantit, në pjesën më të vogël sllave e Cetinës ose e Beogradit, dhe Shqipëria arabe e Mekës ose turke e Kostantinopolit»
1989
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading