Shqipëria është shtet i ndërtuar mbi themele të pastra kombëtare, e jo mbi ato fetare.
1944
Afetarizma nuk shpie në dëshpërim, por në jetën e vërtetë, pa ëndrra të kota, pa përralla, pa mistikë, sidomos pa vanitet.
1935
Është e vështirë të mposhtet argumenti se frika nga vdekja e detyron njeriun që të shpikë dhe të besojë në një fuqi për ta luftuar ndenjën e absurdit të të jetuarit. Grekët antikë kanë besuar se rendin (“arhe”-në) në univers e mban një dhunti inteligjibile që ata e quanin Nuus. Ai nuk kishte veti antropomorfe.
2011
Unë nuk besoj në atë zot i cili përkufizohet me veti të një njeriu, të një udhëheqësi autoritar - qoftë ai emir, mbret apo perandor - zotit që ka veti narcisoide, që ka nevojë të papërmbajtur për të qenë vazhdimisht i adhuruar.
2011
Çdo popull që çlirohet nga një okupim duhet t'i kushtojë rëndësi të madhe restaurimit të identitetit të vërtetë kombëtar, si dhe të marrë masa për pastrim të softuerit prej ndikimeve të huaja.
2011
Lindja dhe përhapja e krishtërimit pengoi, madje ndaloi rreptësisht studimin e natyrës. Kështu, nisi një periudhë e errët që u njoh si mesjetë. Biologjia, si të gjitha shkencat në përgjithësi, kaloi një fazë shterpësie. Shkaku i kësaj ngecjeje ishte, në radhë të parë, sundimi absolut i kishës.
1984
Nuk jam mik i fesë, jam materialist, por kam, sikurse çdo vdekatar, disa paragjykime dhe midis tyre është përnderimi ndaj eshtrave të tim eti.
1877
Çdukja e feve nuk është punë e kombit tonë, është punë e gjithë kombeve sa i kanë këto - dhe e diturisë, që është e gjithë njerëzisë.
Vëndi ynë ka nevojë për dituri dhe jo për fe.
Fetë na e brenë zemrën e na rrëmihën varre me armiqësinë e tyre.
Poshtë rob'rija! Posht' errësira, që po përdorin armikët sot! Njeri me kisha, tjatri me xhamira; Jemi vëllezër, s'na ndajnë dot!
1902
Besa e krishtërimit ka të bëjë me shpirt e jo me trup, është fe që ka lindur nga dëshpërimi i jetës.
Udha e mendjes për myslimanin u mbyll që në shekullin e pestë të hixhrit, d.m.th. në të 11 shekull pas Krishtit.
Jetë - do të thotë: të flakësh vazhdimisht larg teje gjithçka që dëshiron të vdesë. Jetë - do të thotë: të jesh i ashpër dhe i pamëshirshëm me gjithçka që plaket dhe dobësohet brenda nesh - dhe jo vetëm brenda nesh. Jetë - do të thotë gjithashtu: të mos të të vijë keq aspak për ata në prag të vdekjes, të mjerët e pleqtë; Të jesh vazhdimisht vrasës; - Por ja që plaku Moisi tha: "Mos vrit!"
1882
Dogmat fetare janë dokrra e përralla të rreme. Ka kush shikon ëndrra në gjumë dhe kush me sy hapur. Le pastaj çështja s’është me spekulacion intelektual po mjeshtri e tregti. Ndërgjegjja kushtëzohet prej gjendjes trupore, është emanacion i saj.
Është ndjenjë atavike feja për shqiptarin. Aq është e vërtetë kjo sa ai qëndron indiferent për cilësitë "hyjnore të Krishtit e të Muhametit", sa nuk harxhon një grosh në emër të tyre.
1925
Jemi të tanë shqiptarë e nji flamur i vetëm na mbulon në hije të tij, e feja e shqiptarizmës duhet të na jetë ma e naltë se çdo fe tjetër.
1933
Evropa le t’a dijë që Shqipëria rron dhe është e tërë. Edhe burrat e ndritur qi kanë folur edhe flasin me aqë nxehtësi për mirësinë e karakterit shqiptar, po të cilët më në fund thonë me zë të helmuar që ky komb nuk do të bënjë shtet më vete për shkakun e fesë, le të gëzohen edhe le t’a kuptojnë mirë që Shqiptari nuk ka më të madhe fe se Shqiptarësinë.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading