Shtypi i Rilindjes
Shtypi i Rilindjes
Gazeta, shkrime redaksionale gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare
Shqiptarët qofshin të krishterë ose myslimanë, kanë aq gjykim sa të mos vënë asgjë mbi atdheun e tyre; feja nuk mund ta ndajë gjakun.
"La Nazione Albanese", 28.2.1897
Fetë janë ndërruar shumë herë në këtë botë, po gjuha dhe kombësia kanë mbetur tërë jetën të pandryshuara.
Gazeta "Drita" nr. 17, 20.11.1902
Shqiptari ka qënë shqiptar para se të bëhet i krishterë a muhamedan; Trimërinë dhe gjithë vetijat e bukura i ka nga Shqipëria e nga gjuha shqip, jo nga fetë.
Gazeta "Drita" nr. 1, vjeshtë e tretë 1901
Shqipërisë nuk i duhen shkolla fetare, po shkolla kombëtare.
Gazeta "Dielli" nr. 23, 3.9.1909
Kisha dhe xhamia na kanë përvëluar mushkritë, na kanë trullosur.
Gazeta "Drita" nr. 97, 1.2.1908
Dimë që feja kurdoherë ka qënë armiku i përparimit, po nuk dinim që do të shërbente dhe ndihmonte zgjedhën e huaj dhe sa më tepër zgjedhën turke.
Gazeta "Kombi" nr. 57, 18.10.1907
Fati i Shqipërisë, ndofta, e ka që tërë të ligat dhe ndalimet për të përparuar, qytetëruar dhe liruar t’i vinë nga an’e fesë dhe e klerit...
Gazeta "Kombi" nr. 57, 18.10.1907
Janë të shumtë armiqtë tanë, po ai më i keqi, ai që na ka sjellë ato dëme pa anë kombit tonë është çështja fetare.
Gazeta "Korça" nr. 25, 10.12.1909
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading