"Ay shqiptar që lë vëllezërit e tij e ndahet nga shqiptarët për t’u bashkuar me armiqt' e Shqipërisë i hequr prej besës, ay është tradhëtar, është armiku i kombit e mëmëdheut. Të këtillë, shqiptarë më mirë të mos jenë se të jenë. Këta duhet të vështrohen si armiq e jo si shqiptarë."
"Shqiptar i vërtetë e i mirë është ay që vë gjithënjë e kurdo kombërinë përpara fesë, nuk ka vëllezër ata që ka në besën e tij, por ata që ka në kombësi të tij."
"Ulemaja, dervishët e priftëria të mos përzien në mësimet e në shkollat."
"Komunitetet fetare të jenë të ndara nga shteti. Myftiu i madh, eksarku e kryepeshkopi nuk duhen të përzihen veçse në punërat e fesë."
"Shqiptari çka qenë kur kish besën e tij, besën e pellazgëvet, ay qe dhe si u bë i krishter, ay është edhe si mori besën e muhamedit. Besa s’e ka ndruar fare edhe kurrë, se vë gjithnjë kombërinë përpara besës."
"Shqiptari është shqiptar përpara se të jetë mysliman a i krishterë."