THËNIE nga Pa emër
"Në fillim s'kishte asgjë dhe zoti tha "Le të bëhet dritë!" Dhe prapë s'kishte asgjë... por të paktën mund ta shikoje."
"Për fetarët librat e fesë janë si licencat e programeve që askush s'i lexon, thjesht shkojnë në fund dhe shtypin "Pranoj"."
"Fetë profetizojnë fundin e botës e mandej punojnë së bashku ta bëjnë realitet."
"Njeriu gjithnjë kërkon të gjejë shpjegim për gjërat që s'kupton e kur ndodh që s'gjen, e shpik."
"Tre gjëra që feja i bën shumë mirë: Ndan, kontrollon dhe mashtron njerëzit."
"Besimi i verbër është dhurata më ironike që do të mund t'i bëhej "krijuesit" të inteligjencës njerëzore."
"Përderisa feja gabon në atë se nga erdhëm, sa mund të dijë se ku po shkojmë?"
"Besimtarët na thonë se çdo gjë duhet të ketë një krijues, por harrojnë të na thonë se si u krijua ky i fundit."
""Zoti është po aq i vërtetë sa dhe unë!", - kumboi zëri i tij dhe u qetësova sepse s'kish arsye se pse Plaku i Vitit të Ri të më gënjente..."
"N.q.s. "zoti" kërkonte besim nga njeriu, atëherë për çfarë e shpiku arsyen?"

Jashtë Shqipërinë nga organizatat fetare

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore