Mihal Zallari
Mihal Zallari
Kryetar i Kuvendit 1943-1944, historian
Unë gjatë kësaj kohe kam konstatuar disa të meta: kemi trashëguar disa të meta nga koh’ e kaluar; kemi trashëguar ndryshimet fetare q’e ndajnë popullin tonë. Kjo nuk do të ishte rrezik sikur të mos përfitonin në këto kohëra tragjike disa meskinë. Ësht' e rrezikshme që të jesh gjithë natën e në mëngjes fetar dhe të dalësh pastaj një copë herë në pazar e të thërreç se jam shqiptar! Mbi këtë nuk mundet të mbështetet nacionalizmi.
1944, gjatë një replike në Kuvend drejtuar Anton Harapit
A jemi orthodoksë, a katolikë a myslimanë! Ne jemi shqiptarë dhe nuk mund t’i viret vula e atheizmit atij që ka fe shqiptarizmën. Edhe shqiptarizma ka zot dhe atij zoti mundet t’i dalim përpara.
1944, gjatë një replike në Kuvend drejtuar Anton Harapit pas etiketimit të nacionalistëve si ateistë
Jeta e shqiptarit ka qënë e një stili heroik. As feja s'ka mundur t'a skllavërojë.
1943
Forma e universalizimit është imperjalizmi, kjoftë fetar ose shekullar. Siç thamë imperjalizmi përdor si parim të domosdoshëm: kufi të gjera nga jashtë dhe të ngushta nga mbrënda. Që të kuptohemi ma mirë, po ju jap disa shembuj. Çdo fe e organizuar, qi ka tendenca universale, thotë: "Më fal arësyen t'ënde, gjykimin t'ënd, dhe unë të zbuloj të vërtetën apsolute". Imperjalizmi shekullar, romak ose englez etj., ka thënë e thot: "Falmë lirinë t'ande si njeri ose si komb dhe unë do të ngreh nji shtet i cili përfshin gjithë njerzinë dhe gjith dheun, ku do të sundojë rregulli dhe paqa." ...Shkurt, çdo imperjalizmë, në emrin e nji ideje universale, kërkon dhe ka kërkuar: "Hiq dorë nga personaliteti t'ënd dhe nga lirija jote personale."
1944
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading